Mogherini në krah të serbëve, reagon Kosova: Taksa hiqet vetëm kur të plotësojnë kushtet

Këtë të martë është zhvilluar në Bruksel takimi i pare i ekipit negociator të Kosovës për dialogun me Serbinë me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian Federica Mogherini.

Gjatë takimit shefja e diplomacisë së Unionit u ka kërkuar negociuesve kosovarë heqjen menjëherë të taksës 100 përqind për produktet serbe.

FEDERICA MOGHERINI

PERFAQESUESE E LARTE E BE

Perserita urgjencën për të hequr tarifën doganore. Arritja e një marrëveshjeje ligjërisht të detyrueshme kërkon një klimë që t i kontribuojë marrëdhënieve të fqinjësisë së mire, ku marrëveshjet e arritura në të kaluarën duhet të respektohen e implementohen dhe veprimet dhe deklaratat që nuk janë në pajtim me interesin e përgjithshëm dhe objektivat strategjikë për rajonin duhet të shmangen.

Ndërkohë dy bashkëkryesuesit e delegacionit kosovar Shpend Ahmeti dhe Fatmir Limaj pas takimit janë shprehur se këtë kërkesë do tia përcjellin qeverisë së Kosovës, por Serbia duhet të plotësojë shumë kushte përpara se të hiqet taksa.

FATMIR LIMAJ

KRYETAR I DELEGACIONIT PËR DIALOGUN

Ne e thamë aty se duhet të hiqen arsyet për të cilat ka ardhur taksa. Serbia duhet t’i pushojë të gjitha arsyet pse ne e kemi ngritur taksën. Ka shumë kushte që Serbia të plotësojë që të tërhiqet taksa. Kjo nuk është e njëanshme. Nën kushte të tilla ne tash e 10 vjet jetojmë me Serbinë dhe askush nuk është lodhur për këtë punë. Ne tani jemi në momentin ku të gjithë duhet ta krijojmë klimën për dialog dhe jo vetëm Kosova. Ne jemi të gatshëm që të bëjmë hapin. Pra, edhe çështja e taksave. Me një marrëveshje gjithëpërfshirëse më nuk do të ketë nevojë për taksë. Marrëveshja gjithëpërfshirëse, njohja e Kosovës dhe praktikisht më nuk do të ketë nevojë për taksë.

Ndërsa Shpend Ahmeti tha se delegacioni I Kosovës I kërkoi Mogherinit te ndërmjetësoje që Serbia të ndalë fushatën e tërheqjes së njohjeve të kosovës si shtet.

SHPEND AHMETI

KRYETAR I DELEGACIONIT PËR DIALOGUN

Serbia të ndalë fushatën e tërheqjes së njohjeve në vendet e treta për pavarësinë e Kosovës. Sipas Mogherinit, për BE-në, çdo marrëveshje që është e pranueshme për të dyja palët – por marrëveshje, e cila i përfaqëson vlerat e Bashkimit Evropian – është e pranueshme edhe për ta. Pra, nuk mund dhe nuk do të kemi shtete etnikisht të pastra, sepse ajo nuk është vlerë e BE-së. Nuk mund të kemi kufij që ndajnë etnitë në vija të tilla”

Ndërkohë ende mbetet e paqartë se cili do të jetë niveli I përfaqësimit nga pala serbe, e cila më pare ashtu si edhe Kosova kishte në takime vetëm presidentin Vucic.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne