A do të strehojnë Pandeli Majko dhe John Boltoni terroristët kurdë në kampin e Manzës?

Tërheqja e ushtrive pushtuese amerikane nga Afganistani dhe Siria, shënon një fazë të rëndësishme në historinë e popujve të Lindjes së Mesme në luftën e tyre kundër imperializmit izraelit dhe amerikan. Pas 17 vitesh luftë në Afganistan, më në fund amerikanët ashtu sikur edhe sovjetët dhe britanikët para tyre po tërhiqen të lodhur dhe mundur përpara popullit islamik të Afganistanit. Operacionet pushtuese amerikane Enduring Freedom (Liri e Qëndrueshme 2001 – 2014) dhe Freedom’s Sentinel (Rojtari i Lirisë 2015 – 2019) kanë dështuar me turp. Talebanët jo vetëm që nuk janë mposhtur nga amerikanët, por ata janë aktivë dhe po presin momentin për të çliruar atdheun e tyre nga pushtimi i NATO-s. Fuqitë rajonale të Azisë Qendrore, Kina, Rusia, Pakistani dhe Irani tanimë janë në negociata me talebanët për të siguruar interesat e tyre pas çlirimit të Afganistanit nga pushtimi amerikan. Në Pekin, Moskë, Islamabad dhe Teheran elitat politike mezi po presin që në rajonin e tyre të rikthehet paqja dhe stabiliteti e cila u shkatërrua nga agresioni amerikan në Afganistan.

Përveç tërheqjes nga Afganistani, administrata e korruptuar dhe çoroditur amerikane, tanimë po tërhiqet edhe nga Siria. Pas 8 vitesh luftë, amerikanët dhe izraelitët dështuan edhe në Siri. Lufta e popullit sirian kundër agresorëve xhihadistë sauditë dhe organizatave terroriste sikur Jahbat al-Nusra, ISIS (DAESH) etj, dhe komandantëve të tyre amerikanë, izraelitë, sauditë, francezë etj i ka bindur amerikanët që e kanë humbur edhe Sirinë. Populli i Sirisë nën udhëheqjen e presidentit Bashar al-Assad dhe me ndihmën e Federatës Ruse, Republikës Islamike të Iranit dhe ndihmës financiare të Kinës arriti të fitojë një nga luftërat më të tmerrshme në historinë e Lindjes së Mesme: luftën kundër terrorizmit. Organizatat xhihadiste të al-Nusrës dhe ISIS-it të cilat u krijuan dhe sponsorizuan nga spiunazhet amerikane, saudite, izraelite etj u mundën nga armata ruse në koordinim me ushtrinë siriane, iraniane dhe milicinë libaneze të Hizbullahit.

Turqia e presidentit Erdogan, e cila në fillim të luftës civile në Siri, ndoqi këshillat e ministrit të jashtëm Ahmed Davutoglu, tanimë ka kthyer krah. Duke ju bashkuar Rusisë dhe Iranit, Turqia bëri hapin e duhur historik duke ju bashkuar triumviratit Rusi-Turqi-Iran për të mposhtur terrorizmin dhe stabilizuar Lindjen e Mesme.

Në këto momente që amerikanët nën presidentin Trump kanë vendosur të tërhiqen nga Siria dhe Afganistani, pushtetarët zionistë amerikanë si këshilltari i sigurisë kombëtare John Bolton dhe sekretari i shtetit Mike Pompeo janë lëshuar si të çmendur në vendet e tyre aleate në Lindjen e Mesme për të shpëtuar organizatat terroriste që ata krijuan më pare dhe regjimet kukulla që ata mbështesin. Ndërsa Mike Pompeo ka shkuar në Jordani për të paqësuar monarkinë pro-izraelite të Jordanisë dhe siguruar që Amerika do i ruaj si despotë për vitet që vijnë, John Bolton ka shkuar në Izrael për të ulur panikun që ka kapur qeverinë e Benjanim Netanjahut.

Plani fillestar i pranverës arabe ishte që Amerika dhe Izraeli do copëtonin të gjithë vendet arabe nëpërmjet organizatave terroriste që ata do krijonin. Ndërsa ISIS dhe Nusra do copëtonin Sirinë, FETO-xhinjtë do bënin grusht shteti në Turqi dhe terroristët kurdë të PKK-së apo YPG-së do të krijonin një shtet kurd i cili do rrëmbente territore nga Iraku, Siria, Irani dhe Turqia. Por fitorja e Republikës Arabe të Sirisë i prishi këto plane.

Triumfi i Sirisë në luftën kundër terrorizmit, e ka kthyer Sirinë në një vend edhe më të fuqishëm sesa ishte më parë. Armata ruse e cila e ka kthyer Sirinë në një oblast ushtarak rus, jo vetëm që ndimoi sirianët të triumfojnë mbi terrorizmit por mbrojtja raketore ruse i ka dhënë ushtrive lokale arabe mundësinë që të organizohen dhe mbrojnë veten nga Izraeli dhe organizatat terroriste.

Vizita më e fundit e këshilltarit Bolton në Izrael në datë 7 janar dhe në Turqi në 8  janar ishin përpjekja e fundit amerikane për të ruajtur një nga organizatat terroriste që Amerika ndërtoi me shumë mund dhe para në Siri – YPG-në apo Batalionet e Mbrojtjes Popullore. YPG-ja e cila është degë e PKK-së ka qenë listuar si organizatë terroriste nga amerikanët deri në vitin 2016. Por nga viti 2017 amerikanët ashtu sikur edhe me MEK-un më parë e hoqën YPG-në nga lista terroriste.

Në vizitën më të fundit në Izrael dhe Turqi, John Bolton është munduar të shpëtojë çfarë të mundi nga tërheqja amerikane nga Lindja e Mesme. Por sikur vizita e sotme në Ankara nga John Boltoni ka treguar, turqit jo vetëm që nuk do të ndjekin më planet amerikane dhe izraelite në mbështetjen e terrorizmit në Lindjen e Mesme, por i janë zotuar Boltonit që Turqia do ta shkatërrojë YPG-në. Erdogani jo vetëm që ka refuzuar të takojë sharlatanin John Bolton i cili ka kërkuar që Turqia të mos sulmojë terroristët e PKK-së dhe YPG-së, por turqit i kanë kërkuar amerikanëve që tani që po tërhiqen nga 22 bazat e tyre në Siri të marrin me vete apo shkatërrojnë armët që kanë lënë pas.

Të zënë në panik, të zhytur në borxhe dhe të mundur, administrata amerikane po mundohet të shpëtojë kuislingët e saj ashtu sikur amerikanët shpëtuan kuislingët e nazizmit pas Luftës së Dytë Botërore të cilët i morën në Amerike apo i fshehën në Argjentinë. Ofendimi që Erdogani i ka bërë sot John Boltonit në Ankara, duke refuzuar ta takojë e ka lënë administratën zioniste amerikane me gisht në gojë. Kush do i shpëtojë terroristët kurdë të YPG-së tani përballë yryshit turk? Cila do jetë “Argjentina” e cila do pranojë të strehojë kuislingët e Amerikës?

Në vitin 2014 kur kryeministri Edi Rama u instalua në pushtet në Shqipëri, një nga hapat e parë që ai ndërmorri në atë kohë, ishte ti shpalli lufte Sirise dhe të armatoste terroristët e PKK-së dhe YPG-së me armë shqiptare falas. Ndërsa në vitin 2015 qeveria Rilindase e Edi Ramës i hapi dyert e saj terroristëve të MEK-ut të cilët u sollën dhe strehuan në Shqipëri.

Në këto momente kritike për imperializmin amerikan në Lindjen e Mesme, kur terroristët e Amerikës që nga MEK-u, ISIS-i, Xhahbat al-Nusra, PKK-ja, YPG-ja etj janë duke u sulmuar nga shtetet kombëtare te Lindjes se Mesme, ka shumë mundësi që Shqipëria të vetëofrohet përsëri për të strehuar terroristë në atdheun tonë fatkeq. Mundësia ekziston që qeveria rilindase e Edi Ramës dhe Pandeli Majko, përveç strehimit të terroristëve të MEK-ut, ISIS-it, Nusrës etj, të marri edhe terroristët e PKK-së dhe YPG-së.

Nëse sot, këshilltari amerikan John Bolton merr avion nga Ankaraja për në Tiranë, apo nëse në ditët që vijnë Shqipëria prêt ndonjë delegacion të rëndësishëm amerikan, atëherë shqiptarët duhet ta dinë që në vendin tonë, përpos terroristëve të MEK-ut ne do strehojmë edhe terroristët kurdë të YPG-së. Ky do jetë lajm i mirë për gratë plaka të MEK-ut dhe sidomos për madam Maryam Rajavin e cila është pa burrë prej disa vitesh dhe organizata i ka ngelur pa nje komandant legjendar qe ta drejtoje.

terroristi kurd Sipan Meho

Kryeterroristi kurd Sipan Meho i cili drejton YPG-në është një kandidat për marshallah për te zevendesuar presidenten-elekt dhe të paburrë të Iranit që jeton në kampin e Manzës. Koha do tregojë nëse ministri ynë me origjinë maqedone Pandeli Majko do na bëj peshqesh nga Diaspordha edhe terroristët e Kurdistanit në vatan-mavrinë tonë i cili udhëhiqet nga Skënderbeu katolik rilindas i Elisa Spiropalit, i gjati Edi Rama.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne