Mogherini për konfiskimin izraelit të shkollave në Bregun Perendimor: BE duhet të mbështesë Palestinën

BE e sheh si detyrën e saj që ti ofroje mbështetje ekonomike dhe sociale palestinezëve, tha përfaqësuesja e lartë e BE-së për Punët e Jashtme, Federica Mogherini, duke komentuar situatën ku përfshihen shkollat e konfiskuara nga Izraeli.
Shkollat e shkatërruara palestineze ishin ndërtuar nga Konsorciumi i Mbrojtjes së BE-se per Bregun Perëndimor, një organizatë bamirësie që përfshin pesë OJF ndërkombëtare, tha per Sputnik nje zëdhënës i BE.

“BE-ja beson se duhet të mbështesë palestinezët që jetojnë në Zonën C dhe tu ofrojë atyre gjithçka që ata kanë nevojë për të përmbushur nevojat e tyre themelore njerëzore, duke përfshirë të drejtën për kushte normale të jetesës, jetën familjare, pronën private, arsimin, shëndetin, të drejtat, si dhe nevojat e tyre humanitare”, tha zëdhënësi. Sipas zëdhënësit, Bashkimi Evropian ka investuar 31,252 euro në shkolla. Kjo përfshin pesë klasa në rajonin Jab al Zeb dhe 10 panele diellore në Abu Nuwar, të cilat u financuan nga shtetet anëtare të BE.
Përfaqësuesi gjithashtu vuri në dukje se BE vazhdon të diskutojë me Izraelin “planifikimin dhe ndarjet në Zonën C, si dhe aktivitetet humanitare dhe zhvillimore në rajon”.
Më herët, forcat izraelite kishin konfiskuar pesë ndërtesa portative të dhuruara nga BE per palestinezët në rajonin e Bregut Perëndimor qe do përdoreshin si klasa për fëmijët. Autoritetet izraelite pohuan se konfiskimet u kryen për shkak se palestinezëve u mungonte leja për ndërtim.

Banorët vendas thanë se forcat izraelite arritën natën, dhe nuk e lejuan palën palestineze të protestonte mbi këtë veprim ne gjykate./sputnik

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne