Muslimanët në Bradford kërcënohen me sulme me acid

Policia ka nisur një hetim mbi krimin e urrejtes dhe ka rritur numrin e patrullave në Bradford, pasi disa letra që përmbanin kërcënime për sulme me acid u dërguan në shtëpitë muslimane.

Policia e West Yorkshire tha se po i merrnin keto kërcënime “jashtëzakonisht seriozisht” dhe kishin rritur mbikëqyrjen në Sheshin Hanover, një zonë kryesisht myslimane e Manninghamit, në brendësi të qytetit ku të paktën dy banorë ishin shënjestruar javën e kaluar.
Një nga letrat mbart imazhin e një shpate me flamurin e St Xhorxhit, dhe thotë: “Vriteni llumin musliman”. Pastaj vazhdon të pyesë mbi arsyen që gratë muslimane mbajnë mbulesë. Me tej thotë: “Ne do te kryejme sulme me acid për këdo që mban maskë qesharake të zezë në sheshe,në Bradford dhe vende të tjera. ” Letra pastaj thoshte se “tre derra, nga meshkujt e juaj” u martuan me katër vajza të bardha. “Ne e dimë se kush janë ata tre derra, dhe ata tani nuk jane vecse derra të ngordhur”.
Kjo vjen së fundmi pasi një bandë prej 17 burrash aziatikë u dënuan për përfshirjen e tyre në një rrjet abuzimi seksual në Newcastle duke synuar femrat e vogla nen moshe.

Policia thotë se u kryen shumë patrullime në zonën e përfolur. Përfaqësuesi i Bradford West, Naz Shah tha se i kishte raportuar letrat në polici diten e shtunë. Një nga marrësit e letrave, i cili dëshironte të njihej vetëm me emrin e tij Shoab, tha se tensionet mund të rriten gjate një marshimi të së djathtës ekstreme, English Defence League (EDL) ditën e shtunë. Demonstrata do të zhvillohet në të njëjtën ditë kur muslimanët festojnë Bajramin. “Policia permendi marshimin e EDL-së dhe ju mbase nuk e mendoni me shqetesim këtë. Cfare do mendoje nëse ata kane nderment te bejne dicka?” tha Shoab për “the Guardian”.
“Megjithese EDL, më parë ka ardhur dhe ka shkuar, ndonjëherë diçka edhe tenton të ndodhë. Mund edhe të shpërtheje, do e shohim. “Bajrami mund të jetë të premten ose të shtunën – nje kohë të gjate do jemi jashtë me familjet tona, njerëzit do shkojnë nëpër restorante në qendër të qytetit. Gjithmonë ka mundësi që diçka të ndodhë, “tha ai, sipas gazetës.

Jashtë xhamisë Nimrah, Masood Ahmed, 43 vjeç, tha: “Të gjithë janë të tronditur. Ka shumë gra në rrugë që mbajnë burkën “. “Nuk e dija për marshimin e EDL-së por nëse kjo përhapet, mund të krijojë një problem. Mund të ketë kaos.”

Kjo vjen e gjitha pas raportimeve të incidenteve anti-muslimane që u rritën me 500 për qind në Mançesterin e Madh menjehere pas sulmit terrorist në zonen e tij ku u  vranë 23 persona. “Një hetim i plotë ka nisur dhe zyrtarët po punojnë me bashkësinë lokale dhe partnerët për të  identifikuar dhe ndjekur penalisht ata që janë përgjegjës për këtë krim të neveritshëm”, tha një zëdhënëse e policisë në West Yorkshire. “Ne e kuptojmë ndikimin që krimi i urrejtjes dhe incidentet e urrejtjes mund të kenë mbi komunitetet tona dhe individët, dhe krime të kësaj natyre nuk do të tolerohen”./rt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne