Moment historik, një vit më parë ka qenë e pabesueshme – tani ushtarët e Koresë se Veriut dhe Jugut shtrëngojnë duart në kufi (Foto)

Ushtarët e Koresë së Veriut dhe ata të Jugut, për herë të parë kanë kaluar vijën kufitare që ndanë këto dy vende që nga lufta që kishte shpërthyer në vitin 1953. Ata kanë vëzhguar nga afër shembjen e punkteve në zonën e demilitarizuar mes dy Koreve.

Janë publikuar edhe fotografitë, ku shihen ushtarët e dy vendeve duke ia shtrënguar njëri-tjetrit dorën para se të kalonin vijën kufitare. E gjithë kjo ngjarje e madhe është iniciativë për normalizimin e marrëdhënieve mes Koresë së Veriut dhe asaj të Jugut, transmeton Telegrafi.

Lufta koreane (1950-1953) kishte ndarë vendin dhe ishte arritur një marrëveshje që kurrë nuk është nënshkruar. Në anën tjetër presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in dhe lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, janë pajtuar që t’i largojnë disa postblloqe përgjatë vijës kufitare.

Dy liderët kishin zhvilluar një takim historik në prill të këtij viti, që më pas pasoi me bisedime mes Koresë së Veriut dhe SHBA-ve. Koreja e Veriut dhe e Jugut prej atëherë kanë arritur t’i largojnë dhjetëra postblloqe.

Ndërsa ushtarët e Koresë së Jugut kanë vizituar gjatë të enjtes vendet ku janë larguar postblloqet në Korenë e Veriut, dhe të njëjtën gjë e kanë bërë edhe ushtarët e Koresë se Veriut në Jug.

“Kjo është hera e parë që nga ndarja e vendit kur ushtarët e Koresë së Veriut dhe Jugut kalojnë në mënyrë paqësore vijën ushtarake të demarkacionit”, thuhet në komunikatën e Ministrive të Punëve të Jashtme të dy vendeve.

Megjithatë ky nuk është fundi, të dy vendet ende kanë shumë punkte tjera nën dhe mbi tokë në zonën e demilitarizuar. Por, një gjë e tillë ishte pothuajse e pamundur të ndodhte 12 muaj më parë.

Gjatë nëntorit të vitit të kaluar madje ka pasur të shtëna në zonën e demilitarizuar, kur një ushtar i Koresë së Veriut kaloi matanë kufirit, kurse tani po të njëjtit ushtarë shtrëngojnë duart, pinë cigare dhe shëtisin së bashku.

Seuli shpreson që këta hapa të vegjël do të jenë afatgjatë, dhe do të jetë e vështirë për të dy palët që të tërhiqen rrugës së paqes. Megjithatë pengesë e madhe po konsiderohen armët bërthamore të Koresë së Veriut.

Zyrtarët amerikanë kurrë nuk do të pranojnë një marrëveshje paqësore që formalisht do t’i jepte fund luftës në Kore, dhe as që janë duke menduar t’i heqin sanksionet deri kërcënimi nuklear i Kim Jong-un vazhdon të tmerroj botën.

Përparimet e bëra dhe fotografitë e publikuara meritojnë duartrokitje, por duhet pasur parasysh se ky proces potencial i paqes duhet të funksionojë patjetër.

Muajin e kaluar, treni i Koresë së Jugut për herë të parë pas shumë dekadave ka mbërritur në Korenë e Veriut. Fjala është për marrëveshjen që Seuli synon ta ndihmojë Pyonyangun të modernizojë hekurudhat.

Edhe përkundër faktit që kufiri mes dy Koreve quhet zona e demilitarizuar, kjo për faktin se është një nga vendet më të mbrojtura në botë. Bëhet fjalë për një zonë të gjatë 250 metra dhe të gjerë 4 kilometra që ndanë ishullin. Kjo zonë është e mbushur me mina, ruhet nga dhjetëra mijëra ushtarë nga të dyja anët dhe është e rrethuar me tela gjemborë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne