Rusët krijojnë “Mustangun” me 840 kuajfuqi

Veturat klasike me fuqi elektrike kanë filluar të bëhen realitet. Këtë po e bën edhe kompania ruse “Aviar” që ka prezantuar një model klasik, i ngjashëm me Mustangun amerikan.

Modeli i quajtur Aviar R67 është i jashtëzakonshëm sa i përket numrave. Kjo veturë premton 840 kuajfuqi ndërsa shpejtësinë deri në 100 kilometra në orë e arrin për 2.2 sekonda.

Trupi i këtij modeli është i ngjashëm me Mustangun origjinal të vitit 1967. Vetura ruse ka motor elektrik me 100kilovatë për orë dhe zë hapësirë të madhe nën kofano.

Edhe pse ende nuk ka filluar prodhimi, kompania ruse ka filluar me pranimin e porosive për këtë veturë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne