Moment historik për Palestinën: merr drejtimin e G77, grupit më të madh të shteteve në OKB

Shteti i Palestinës ka marrë presidencën e G77-ës dhe Kinës, grupit më të madh të vendeve në zhvillim të OKB-së. Mahmoud Abbas, Presidenti i Palestinës, morin presidencën vjetore të G77-ës gjatë një ceremonie në selinë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB). Në fjalën e tij, z. Abbas tha se Palestina do ta përdorë presidencën e grupit për të ruajtur rendin ndërkombëtar shumëpalësh dhe për të forcuar lidhjet me partnerët e OBK-së.

Gjatë ceremonisë së dorëzimit të presidencës, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres e konsideroi këtë si një moment “historik” për Palestinën. Ai tha se Palestina dhe populli i saj do të kenë mundësinë të provojnë vetë eksperiencën e disa prej sfidave më të mëdha dhe dramatike globale me të cilat bota përballet.

OIC përshëndet Presidencën e Palestinës

Në një deklaratë për mediat, Organizata e Bashkëpunimit Islamik (OIC), organizata e dytë në botë pas OKB-së, përshëndeti marrjen e presidencës së G77-ës dhe Kinës nga Palestina dhe theksoi se kjo do të konsolidojë statusin e Palestinës në arenën ndërkombëtare dhe njëherësh është tregues së ajo meriton anëtarësimin e plotë në OKB-së. Aktualisht Shteti i Palestinës ka statusin e vendit vëzhgues. Për të mundësuar marrjen e presidencës, OKB-ja miratoi një rezolutë të posaçme që i jepte Palestinës të drejtën për të marrë kryesimin e grupit.

Vendimi për të zgjedhur Palestinën si Presidente të grupit për vitin 2019 u mor në Shtator të viti të kaluar nga ministrat e jashtëm të G77-ës.

Grupi 77 u formua në vitin 1964 nga 77 vende në zhvillim për të ndihmuar vendet e hemisferës jugore që të promovojnë interesat e përbashkëta ekonomike dhe për të rritur kapacitetet e tyre në arenën ndërkombëtare.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne