Pritet që prezantuesja e televizionit shtetëror të Iranit që u arrestua pa të drejtë nga SHBA të lirohet shumë shpejt

Njoftohet se pas dhënies së deklaratës në gjykatë do të lirohet prezantuesja e televizionit shtetëror të Iranit, Merzieh Hashemi, e cila ishte arrestuar në SHBA në cilësinë e “dëshmitarit material” në lidhje me një hetim, transmeton Anadolu Agency.

Sipas dokumenteve të gjykatës rajonale Washington DC, mësohet se nuk do të drejtohet ndonjë akuzë ndaj gazetares Hashemi e cila ishte arrestuar në Missouri ku ajo kishte ardhur për të takuar familjen e saj.

Teksa nuk përcaktohet ndonjë informacion se për cilin hetim është arrestuar gazetarja Hashemi, është njoftuar se ajo do të lirohet pas dhënies së deklaratës.

Në sistemin ligjor të SHBA-ve, një person i cili supozohet se ka informacion kritik për rezultatin e ndonjë procesi gjyqësor, ai definohet si “dëshmitar material”. Për dëshmitarët material mund të lëshohet një urdhër ndalimi.

Marzieh Hashemi, e cila është me origjinë amerikane, është prezantuese e televizionit shtetëror të Iranit. Hashemi u arrestua të dielën në Aeroportin Ndërkombëtar St.Louis Lambert, pa pasur asnjë akuzë zyrtare ndaj saj.

Televizioni Press TV në një lajm të bazuar mbi familjarët e gazetares Hashemi bëri të ditur se FBI e ka dërguar gazetaren në një qendër arresti në Washington, ku është tentuar t’i hiqet mbulesa dhe është privuar nga produktet ushqimore hallall në qendrën e paraburgimit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne