Monika Kryemadhi e varfër si populli…!!! Vetëm syzet e saj kushtojnë një pasuri e tërë (Çmimi)

Jo më larg se dje, por dhe në 5 protestat e shkuara  Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka vendosur në qendër të fjalës së saj gjendjen e mjerueshme që qeveria Rama ka katandisur popullin shqiptar.

Varfëria e shqiptarëve dhe papunësia ku janë zhytyr janë kryefjala e saj.  Teksa hidhet në shesh për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve , Monika ka harruar të heqë aksesorët e saj të denjë për një miliardere, që stonojnë keq  me gjendjen në të cilën janë shumica e protestuesve që e ndjekin nga pas. Këtë herë ranë në sy syzët e saj ekstravagante dhe më një çmim të kripur. Syzet e Monika Kryemadhit kushtojnë rreth 1454 euro.

Vlerë të cilën shqiptarët duhet të punojnë minimalisht 5 muaj për të blerë vetëm një palë syze. Garderoba e Monika Kryemadhit, vlen me shifra që shqiptarët e thjeshtë as nuk i ëndërrojnë dot. Ndërsa një palë syze i kushtojnë sa pensioni i 10 personave në qytet e 30 në fshat dhe sa ndihma ekonomike e 10 familjeve në nevojë. Ndërkohë që sipas Kryemadhit dhe bashkëshortit të saj deklarojnë se nuk kanë asnjë biznes, vetëm rroga e një deputeti nuk e justifikon një çmim të tillë.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne