Monika Kryemadhi sulmon ashpër Ramën: Dhunën ndaj grave e ka dobësi, ndaj flet kështu…

Monika Kryemadhi ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama, pas reagimit të këtij të fundit për vrasjen e gjyqtares Fildes Hafizi.

“Mënyra më e shëmtuar për t’iu shmangur përgjegjësive!

I vetëshpalluri “Skënderbe” i kohëve moderne nuk ka as konceptin më të vogël dhe ndjesinë e përgjegjësisë dhe si për çdo ngjarje kërkon fajtorë larg vetes dhe oborrit të tij.

Vrajsa e një nëne, gruaje dhe punonjëseje dinjitoze të drejtësisë është këmbana për çdo shtetar të djeshëm dhe të sotëm për të mbajtur përgjegjësitë që na takojnë.

Çdo përpjekje për të larë duart si Pontius Pilate është tregues i qartë i dështimit të qeverisë nga një burrë që thellë në ndërgjegjje ka ndoshta dobësite e tij për dhunën ndaj grave”, shkruan Kryemadhi, vetëm pak pas reagimit të Ramës.

Ky i fundit tha se “krokodilët që lotojnë për gjykatësen e ndjerë nuk donin as Reformën në Drejtësi as Vetingun! Përpara me Vetingun për drejtësinë që duam”

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne