Vrasja e gjyqtares, si Prokuroria e Tiranës injoroi kallëzimin e viktimës ndaj ish bashkëshortit

Zbardhen të tjera detaje pas vrasjes së gjyqtares Fildes Hafizi në Tiranë pasditen e sotme.

Referuar një dokumenti zyrtar, Hafizi ka bërë një denoncim në Prokurorinë e Tiranës në 7 prill 2015, se ish bashkëshorti e dhunonte sistemakisht, po ky denoncim nuk është përfillur nga organi i akuzës.

Më 13 prill, prokuroria pengoi kallëzimin pasi sipas tyre, pretendimi për kërcënim nuk ishte me baza, thuhet në vendimin e gjykatës.

Sipas Prokurorisë, Fadil Kasemi ka pasur një pistoletë të cilën e ka nxjerrë nga xhepi, por pa kryer veprime të më tejshme, dhe për këtë është vendosur mos nisja e procedimit penal.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne