Mori 4 milionë lekë për t’i ulur dënimin të burgosurit, Gjykata e Posaçme dënon ish-gjyqtaren e Elbasanit

Me dy vite shërbim prove është dënuar nga Gjykata e Posaçme ish gjyqtarja e Elbasanit Zamira Vyshka, e akuzuar për korrupsion. Gjykata po ashtu vendosi për të edhe “heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione publike”, për një periudhë 3 vjeçare për ish gjyqtaren.

Ndërsa për avokatin Iilir Pashaj që dyshohet se do i jepte një shumë prej 4 milionë lekësh gjyqtares, GJKKO dha 2 vite burg, që për shkak të gjykimit të shkurtuar shkon në 1.4.

Vyshka u arrestua korrikun e kaluar, me dyshimin se kishte marrë 4 milionë lekë për përfituar ulje dënimi shtetasi Xhuliano Musai, i akuzuar për plagosje./TPZ

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne