“Mos bëfshi hajër”/ Arrestimi i kirurgut për shfrytëzim të një minore për pr*stitucion, Ahmed Kalala shpërthen ndaj mediave: Jeni llum…!

Arrestimi i kirurgut Dervish Hasa, ka tronditur të gjithë opinionin publik në vendin tonë, pasi 42-vjeçari shfrytëzonte prej dy vitesh për prostitucion një vajzë 16 vjeçare. Gjithashtu ai ishte i martuar edhe me tre gra të tjera dhe të miturën e filmonte në momente intime dhe pamjet i dërgonte në një grup në what’up.

Ndërsa ai që i ka habitur të gjithë, është hoxha i Xhamisë së Rrugës së Kavajës, Ahmed Kalaja, i cili ka shpërthyer ndaj mediave, pas raportimeve për arrestimin nga Policia e Tiranës të mjekut kirurg për pedofili. Kalaja në një postim në Facebook, iu drejtohet mediave me fjalët ‘llum’, ‘plehër’, ndërsa nuk kanë munguar as mallkimet.

“Ja llumi mediatik…

Ndoshta kanë marrë urdhër nga lart…

O llum mediash… Ne nuk paguajmë gjoba.

O llum mediash; Xhamia e Rrugës së Kavajës nuk është hapsirë ku mund të pështyjë çdo plehër.

Mos bashi hajër e Zoti jua dhëntë aty ku nuk duroni! Amin”, shkruan hoxha Ahmed Kalaja.

Pas kësaj deklarate, duket se hoxha është penduar dhe e ka fshirë postimin e tij. Më tej ai shton se postimin e tij e ka bër ëpër mediat që përbaltin xhaminë e Rrugës së Kavajës. Kalaja thekson se xhamia që ai drejton nuk mban përgjegjësi për veprimet e besimtarëve të vet dhe se shkelësit e rregullave, duhet të mbajnë përgjegjësi.

“Përshëndesim cdo reagim realist edhe tërheqje nga lajmet jo të sakta edhe falenderojmë duke e fshirë edhe ne reagimin tonë.

Zoti ju faltë ju edhe ne!/gazetashqiptare

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne