Mos bëni sikur ziheni, Edmond Bego është i “kuq, blu, mavi”, PD i ka dhënë HEC-e, LSI miniera e gurore, PS tendera

Lojës tuaj i ka dalë boja, “begot” janë të çdo pushteti, siç janë oligarkët Ulaj, Fusha, Nushi, Leka, Naçi etj që ju ndërtojnë vilat, ju mbushin llogaritë e ju pastrojnë miliardat

Prej 48 orësh, dy ortakët politikë-ekonomike PD-PS, janë duke zhvilluar lojën false të radhës, me profilin “Edmond Bego”, një ish-trafikant droge e zullumxhi krimesh të tjera, për të cilat siç rezulton, i paska mbyllur “llogaritë” me drejtësinë shqiptare, nëpërmjet llogarive financiare me horrat e drejtësisë, që i shporri “Veting”-u e që kanë mbetur akoma në gjykata dhe prokurori.

PD akuzon PS dhe “politologun” e saj Balla, se Bego është mbështetur me biznese nga kjo parti. PS deklaron, se ka marrë tendera edhe nga pushteti i PD, ndërsa LSI është e zgjuar e po hesht, mbasi e di që i ka dhënë leje mjedisore, koncesione rruge, minerare e ujore dhe male për gurore, me firmat e Ministrisë së Mjedisit, të Transportit, të Bujqësië e të AKBN!

Nga të dhënat e një investigimi që ka bërë “PAMFLETI”, rezulton se ish-trafikanti Bego, përfaqëson aq ngjyra partiake, sa ka edhe emra, mbasi sipas pasqyrës së aktivitetit të tij si biznesmen i çdo sektori, Edmond Bego e ka nisur biznesin qysh në kohën kur ka qenë kryeministër Ilir Meta, ka vazhduar në pushtetin Berisha-Xhuveli, ka shtuar llojet e aktiviteteve dhe numrin e tenderëve në pushtetin Berisha-Meta, ka zgjeruar zonat e kontrollit dhe kooperimet koncesionare në pushtetin Rama-Meta, ndërsa prej 1 viti po vazhdon të jetë me bizense vetëm me Ballën, brenda pushtetit “Tepsia vetëm”.

Prandaj, të (ç)nderuar “agallarë” e batakçinj të “krye-kurvës” politikë shqiptare, mos bëni sikur ziheni, për të na bindur se cilit batak korruptiv e kriminal partiak, i përket ish-trafikanti Edmond Bego, mbasi faktet e bizneseve dhe lirimit të tij nga burgjet, tregojnë se si gjithë “babalet” e tjerë që janë përdorur në këto 26 vite prej jush, edhe ky Bego është i “kuq, blu e mavi”.

Faktet shkresore, tregojnë se PD i ka dhënë licenca e miliarda lekë tendera e koncesione dhe e ka liruar disa herë nga burgu.

LSI i ka dhënë leje mjedisore, licenca për miniera e grurore dhe ka lobuar e “promovuar” uljen e dënimit të tij.

PS i ka dhënë e po i jep tendera energjie e rrugësh dhe i ka rinovuar licencat, që i kanë dhënë pushtetet PD-LSI e PS-LSI, si dhe ka heshtur, kur është dënuar sikur ka shtypur një pulë në rrugë.

Lojës tuaj, me gjoja luftë ideologjike, me anti-korrupsion e anti varfëri, tashmë i ka dalë boja, mbasi këta janë “trimat” e çdo pushteti, siç janë oligarkët Ulaj, Allajbeu, Fusha, Nushi, Leka, Naçi e lukuni përfitues koncesionesh, që ju ndërtojnë vilat, ju mbushin llogaritë bankare, ju shkollojnë fëmijët jashtë shtetit, ju blejnë makinat luksoze, ju financojnë pushime luksoze dhe ju pastrojnë miliardat, që zhvasni bashkërisht me rotacion e ortakëri pushtetesh.

Ja disa fakte 1. Edmond Bego me firmën “Inerte Ekspres”, sponsor i Bashkisë Tiranë, në investimet komunitare në 3 kopështe fëmijësh, në 13 lyrje fasadash e në 10 aksione mbjellje pemësh, së bashku me firmat “Proper Pizza”, “Telebingo Shqiptare” dhe “Klinika Balikci”

  1. Edmond Bego me firmën “S.G.B”, evadim mbetjesh inerte në mjediset dhe rrugët e qytetit të Tiranës pas punimeve të kryera prej bashkisë “Basha” e “Veliaj”
  2. Edmond Bego me firmën “Power Trade Albania”, punime në rrugët nacionale në pushtetin “Berisha-Meta”
  3. Edmond Bego, leje minierare kromi Nr. 479/2, datë 25.04.2017, “Zona e Re” Batër, Horizonti 1240-1280, Shtyrje afati me Akt-Miratim: Pr.MEI 2038/2, datë 25.04.2017, për Shfrytëzim Kromi, adresa e firmës: Lagjia Nr. 2, ish-ofiçina Mekanike, Librazhd
  4. Edmond Bego, Leje gurore Nr. 586, datë 15.12.2000, Fund Fushë-Këkes, Hotolisht Librazhd.
  5. Leje minierare Nr. 1514, datë 22.04.2014 (shfutëzim Kromi), adersa e biznesit: Rruga “Ferit Xhajko”, Nr. 56/1, Apart. 3, Tiranë
  6. Edmond Bego me firmën “Inerte Ekspres”, Leje minerare gurore Nr. 1416, datë 08.09.2009, zona Kodra e Shulcit, Mamurras, Kurbin, adresa e biznesit: Njësia Bashkiake Nr. 2, Rr. “Faik Konica”, Pallati AL-Gi, Nr. 1, Kati I, Ap. 3, Tiranë
  7. Edmond Bego me firmën “Inerte Ekspres”, Leje minerare gurore Nr. 1746, datë 30.03.2015, zona Kosovë-Komuna Fierzë-Elbasan./Pamfleti

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne