“Mos udhëtoni drejt QSUT për barnat me rimbursim”, FSDKSH bën njoftimin e rëndësishëm për pacientët nga rrethet

Me një njoftim në rrjetet sociale Fondi i Sigurimit të detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor njofton të gjithë pacientët e rretheve që të mos udhëtojnë drejt QSUT për të marrë barnat me rimbursim.

Këto barna do të dërgohen pranë rajoneve përkatëse nëpërmjet operatorit të shpërndarjes.

FSDKSH sqaron se në çdo rast pacienti kontakton mjekun specialist të rajonit dhe ai kryen konsultë me mjekun specialist të QSUT.

“Mjeku specialist 👩⚕️është vetëm një klik larg. Pacientët 👩👦që trajtohen me barna 💊nga farmacitë e #QSUT mund të kryejnë konsultat on line📲 me mjekët e shërbimit universitar. 👩⚕️Mjeku gjeneron recetën me sistemin eRx dhe operatori farmaceutik👨🔬 tërheq barnat sipas rajoneve. 👩👦Pacientët do të ndiqen nga mjeku specialist rajonal/bashkiak dhe i familjes. Barnat💊 në shtëpi për pensionistët 👵🧓 e vetmuar mbi 65 vjeç #RriNëShtëpi #FSDKSH #MSHMS”- thuhet në postim./Tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne