Moska: Sulmet e koalicionit të udhëhequr nga SHBA nuk po ndihmojnë në luftën kundër terrorizmit

Rusia deklaroi se sulmet ajrore të kryera nga koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, që pretendon se po lufton terroristët në Siri “po e rëndojnë situatën” në këtë vend dhe e kanë rritur dukshëm numrin e civilëve të vdekur.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova tha të mërkurën se sulmet ajrore ishin “të konceptuara keq” pasi ata vrisnin më shumë civilët, sesa terroristët. “Në fakt, këto sulme ajrore po e rëndojnë situatën në Siri, duke rritur numrin e viktimave civile dhe duke çuar në përhapjen e kaosit dhe shkatërrimit dhe nga kjo situatë përfitojnë pjesëtarët e grupeve terroriste ISIS dhe Fronti al-Nusra, si dhe grupet e varura prej tyre”-tha Zakharova në një deklaratë, duke iu referuar dy grupeve të mëdha terroriste në Siri. “Ne jemi të shqetësuar për një sërë sulmesh ajrore të koalicionit në Siri”, tha Zakharova duke shtuar: “Ne dënojmë këto sulme të konceptuara keq, pasi nuk kanë të bëjnë aspak me luftën kundër terrorizmit”./ PT

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne