Moska: Të respektohet rezultati i referendumit në Turqi

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrt Peskov deklaroi sot se duhet të respektohen rezultatet e referendumit, të mbajtur dje në Turqi, ku shumica votoi për zgjerimin e kompetencave të presidentit.

“Votimi është çështje e brendshme e Turqisë”, tha Peskov.

Në pyetjen në lidhje me deklaratat e përfaqësuesve amerikan për Korenë Veriore, Peskov deklaroi se Moska dëshiron që të gjitha palët të shmangin çfarëdolloj aksionesh,. të cilat mund të konsiderohen provokative dhe të tregojnë përmbajtshmëri./ Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne