Moska thekson mbi zgjidhjen politike të krizës në Gadishullin Korean

Rusia ka bërë thirrje për uljen e tensioneve ushtarake dhe ka bërë thirrje për zgjidhjen politike të krizës në Gadishullin Korean.

Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, Sergei Lavrov, duke shprehur përkrahjen e Moskës për ndërmarrjen e hapave për parandalimin e konfrontimeve në Gadishullin Korean, ka kërkuar nga të gjitha palët të respektojnë rezolutat e KS të OKB. Nga ana tjetër, mediat shtetërore në Korenë Veriore kanë raportuar se lideri i këtij vendi, Kim Jong Un, e ka mbikëqyr testin e një sistemi të ri të armatimit kundërajror, ka urdhëruar prodhimin e tij masiv dhe vendosjen e tij në gjithë vendin. Agjencia e lajmeve e Koresë Veriore, KCNA, raportoi sot se Kim “e ka shikuar testin e tipit të ri të sistemit të armatimit kundër aeroplanëve”./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne