Pengmarrja qe organizata moxhahedine i ka bere Somayeh Mohammadit i ka detyruar moxhahedinet iraniane qe me ne fund ta bindin Somayeh qe te dali ne nje interviste per portalin Durresi Lajm dhe qe aty Somayeh pretendon qe ajo nuk mbahet peng nga MEK-u dhe nuk i do prinderit e saj. Kjo interviste e cila eshte bere brenda kampit paraushtarak te xhihadisteve iraniane (pasi MEK-u nuk e le Sommayen te dali ne Tirane dhe Durres) eshte drejtuar nga ish-deputeti socialist, tani bashkepresident i shoqates Shqiperi – Moxhahedin, Namik Kopliku. Deshmimtare nga kampi i MEK-ut tregojne qe kete interviste Sommayeh e ka bere pas disa ditesh perpjekjesh nga MEK-u qe ta bindin Sommayeh qe te dali ne nje video dhe sulmoj familjen e saj si armiq dhe te pranoj qe ajo qendron ne kampin xhihadist me deshiren e saj, dhe nuk do te iki ne Kanada. Kjo interviste eshte me rendesi te madhe per MEK-un ne nje kohe qe publiku shqiptar ka pare sesi moxhahedinet kane rrahur ne mes te Tiranes prinderit e Sommayes dhe nuk e lene vajzen e tyre te takoj prinderit.
Deshmimtare brenda kampit moxhahedin, tregojne qe moxhahedinet i kane thene Sommayes qe ne Shqiperi eshte vetem babai i saj ndersa mamaja eshte ne Kanada. Ne intervisten qe ish-komunisti dhe ish-socialisti shkodran Namik Kopliku – qe tani drejton lobin moxhahedin ne Shqiperi ka bere – Sommayeh pretendon se ajo eshte e lire te dale nga kampi i MEK-ut, te shkoj te doktori, ne park etj. Edhe pse kampi i MEK-ut eshte mbyllur prej disa ditesh dhe Sommayeh nuk del nga kampi qe prej 1 muaji, Sommayeh deklaron se eshte e lire.
Me poshte eshte intervista e Sommayehs e cila eshte e veshur me uniforme xhihadiste dhe qe aty sulmon prinderit e saj si armiq te xhihadit. Ne salle perballe Sommayehs eshte Namik Kopliku dhe gruaja e tij Alma Kopliku. Ndersa pas kamerave qendrojne 3 komandante te larte xhihadiste te cilet monitorojne deklarimet e Somayehs: