MPJ e Iranit për sanksionet: SHBA e vetme në pretendimet e saj

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, Saeed Khatib Zadeh, pasi SHBA vendosi përsëri sanksione ndaj vendit të tij, tha se Washingtoni ishte i vetmuar në pretendimet e tij.

Në një deklaratë për mediat iraniane, Khatib Zadeh komentoi vendimin e SHBA-së për të rivendosjen e sanksioneve të hequra nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) në bazë të marrëveshjes bërthamore me Iranin.

“SHBA mbeti në anën e gabuar të historisë dhe ka harruar detyrat e saj”, tha Khatib Zadeh duke shtuar:

“SHBA është e vetme në pretendimet e saj. Megjithëse SHBA është në kulmin e fuqisë, ajo ka mbetur kaq e vetmuar, gjë që tregon sa boshe është fuqia e SHBA-së”, tha ai.

Duke i bërë thirrje administratës së Washingtonit të bashkohet me komunitetin ndërkombëtar dhe t’i kthehet detyrimeve të saj, Khatib Zadeh tha se Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka krijuar një botë imagjinare për vete.

“Që kur Pompeo hyri në botën e tij mashtruese, siguria nuk është vendosur. Bota nga hapat e SHBA-së nuk ka parë asgjë tjetër përveç pasigurisë, luftës dhe paqëndrueshmërisë”, tha Khatib Zadeh.

Pompeo tha se Irani nuk ka përmbushur detyrimet sipas Planit të Përbashkët të Veprimit (JCPOA) dhe vuri në dukje se “lëshime të tilla kanë forcuar regjimet gjatë gjithë historisë”.

Për këtë arsye, theksoi Pompeo, SHBA ka vendosur që sot të riaktivizojnë sanksionet që KS-OKB i ka hequr dhe do të zbatojë të gjitha sanksionet sipas rezolutave të Këshillit të Sigurimit 1696, 1737, 1747, 1803, 1835 dhe 1929.

Administrata amerikane në maj 2018 në mënyrë të njëanshme u tërhoq nga marrëveshja e nënshkruar në vitin 2015, pas së cilës filloi vendosjen e sanksioneve ndaj Teheranit./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne