Muka kthehet në Shqipëri: Intelektual, prindër dhe qytetar, eja bashkohu dhe ti!

Përmes një postimi në Facebook, ish-zv/ministri i Arsimit Taulant Muka ka shkruar se do të niset drejt Tiranës duke lënë pas Zvicrën.

“Unë po përgatis valixhet për të marrë rrugën drejt Tiranës dhe për t’ju bashkuar nesër sovranit, studentëve dhe bashkë me ta të kërkojmë një arsim cilësor, një arsim që sjell pedagogun në auditorë, transmeton dije, nxit mendimin kritik, punën kërkimore dhe zhvillon potencialet!”, shkruan Muka.

Postimi i plot

Ish Kryeministri i vendit (dhe politika e 28 viteve me çrregullime të psikopatisë)

Unë po përgatis valixhet për të marrë rrugën drejt Tiranës dhe për t’ju bashkuar nesër sovranit, studentëve dhe bashkë me ta të kërkojmë një arsim cilësor, një arsim që sjell pedagogun në auditorë, transmeton dije, nxit mendimin kritik, punën kërkimore dhe zhvillon potencialet!
Meqenëse dje refuzuat një debat me mua në Top Show, Ju sfidoj në një debat televiziv LIVE, ty, politikës së vjetër majtas dhe djathtas, rektorëve dhe dekanëve me pasuri miliona euro kundër meje dhe akademikëve të vërtetë, akademikëve që e pranojnë vetingun në arsim! Debati nuk bëhet me Facebook dhe Instagram, apo me studio të improvizuara për propagandë, por Live me politikbërësin në arsim- intelektualin!
Ju keni frikë të përballeni me intelektualin, prandaj e evitoni dhe e vrisni vlerën intelektuale- prandaj e arrestoni siç bëtë edhe sot! Eja në debat me intelektualin pa plagjiaturë, dhe Le të kuptojë rinia shqiptare sa “ngelësa ju dhe politika e 28 viteve, rektorët dhe dekanët jeni në politikat në arsim, dhe vlerën e intelektualit dhe arsimit cilësor!
Unë nesër do jem me studentin, me sovranin e sotëm të Shqipërisë, me të ardhmen. Intelektual, prindër dhe qytetar, eja bashkohu dhe ti!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne