Ushtria zioniste izraelite vret nje te ri palestinez me aftesi te kufizuara

Një grup izraelit për të drejtat e njeriut ka lëshuar një video që tregon forcat izraelite duke vrarë një palestinez me sëmundje mendore në Bregun Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu Agency.

18-vjeçari Mohammed Hossam Habaly u qëllua në kokë nga ushtarët izraelitë gjatë një bastisjeje të javës së kaluar në agim në qytetin Tulkram.

Ushtria izraelite pretendon se i riu palestinez u vra gjatë “trazirave të dhunshme” në zonë.

Grupi izraelit për të drejtat e njeriut “B’tselem” tha se forcat izraelite përdorën plumba gome dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë palestinezët që hedhnin gurë, të cilët ishin tubuar për të protestuar kundër bastisjeve izraelite.

Sipas një deklarate, B’tselem tha se 30 ushtarë izraelitë u zhvendosën në perëndim të Tulkram-it, ku disa palestineë po qëndronin, duke përfshirë të riun Habaly.

“Një oficer izraelit dhe dy ushtarë kaluan drejt të rinjve palestinezë duke shtënë katër ose pesë herë. Halaby ishte i fundit që u largua. Pasi eci disa hapa, ai u qëllua në kokë nga prapa, nga një distancë prej rreth 80 metra”, thuhet në deklaratë.

Duke kundërshtuar pretendimet e Izraelit për “shqetësime të dhunshme” në zonë, B’tselem tha se videoja nga kamerat e sigurisë të instaluara në Tulkram-in perëndimor treguan se zona ishte krejtësisht e qetë dhe se nuk kishte përleshje atje me ushtarët izraelitë.

Ushtria izraelite, nga ana e saj, tha se vrasja ishte duke u hetuar nga policia ushtarake.

“Kur hetimi të përfundojë, rezultatet do të shqyrtohen nga Prokuroria Ushtarake”, thuhet në deklaratë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne