Xanakapulos: Kemi shumicë e gjerë parlamentare për Marrëveshjen e Prespës

Zëdhënësi i Qeverisë greke dhe ministër pa resor, Dimitris Xanakapulos konsideron se në Parlamentin grek ekziston shumicë e gjerë për ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës, njofton korrespondentja e MIA-s në Athinë.

“Mendoj se ekzistojnë parakushte politike për shumicën e gjerë parlamentare në rastin që mendohet se me sukses do të përfundojë procesi i revizionit kushtetues tek fqiu dhe marrëveshja do të vjen në ratifikim në Parlamentin grek”, ka thënë Xanakapulos.

Në intervistën për radio “Real fm”, zëdhënësi i Qeverisë greke dhe ministër pa resor, shpreson se partia Reka do te mbetet në pozicion e saj fillestar dhe do të përkrahë marrëveshjen.

Lidhur me deklaratat ditë më parë të kryeministrit të Maqedonisë që shkaktuan reagime në Greqi, thotë se “Zaev po zhvillon betejë të rëndë në klimën e ngarkuar me nacionalizëm, bile edhe perceptime shoviniste që mbisundon në vitet e kaluara në shtetin fqinj.” Xanakapulos shton se nuk duhet të anashkalohet fakti se edhe në Greqi janë zhvilluar ideologji dhe perceptime të tilla lidhur me fqinjët.

“Mendoj se nëse dikush e ka lexuar Marrëveshjen e Prespës, por edhe nëse mundohet t’i sheh dispozitat e revizionit tek fqinjët do të kuptohet se pa dyshim, nuk lë asnjë hapësirë juridike, por edhe politike për irredentizëm në vendin fqinj. Mendoj se e gjithë kjo është e qartë në Marrëveshjen e Prespës dhe prandaj nuk duhet të lëmë dyshime dhe reagimet e karakteri nacionalist të na sjellin në atë të humbim shansin e madh politik, diplomatik dhe historik për zgjidhjen e një çështje që na tangon neve dhe fqinjët tanë, por edhe tërë Ballkanin, pothuajse 30 vjet”, thekson zëdhënësi i Qeverisë greke në intervistën për “Real.fm”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne