Multimiliarderja Monika flet nga Shtëpia e Zotit për barazi e ndarje të begatisë me njëri tjetrin, pse nuk ‘sakrifikon’ 3 miliardë euro nga 4 miliardë pasuri që ka

Dita e Kurban Bajramit tashmë është kthyer në një rutinë për politikën shqiptare, përfaqësuesit e të cilës nga shtëpia e Zotit dalin e bëjnë thirrje për bashkëjetesë, ndihmë dhe barazi mes njëri tjetrit.

Për të mos u zgjatur më shumë në perifrazimin e të gjithë politikanëve, mund të marrim si shembull konkret deklaratën e Monika Kryemadhit, kryetares së LSI dhe bashkëshortes së Presidentit Ilir Meta.

Monika ka qënë shumë e qartë në deklaratën e saj, teksa ka bërë thirrje që të gjithë të jenë të barabartë para Zotit, të ndajnë mirësinë dhe begatinë me njëri tjetrin, që askush të mos jetë i vuajtur dhe i dëshpëruar.

Teksa dëgjojmë këto deklarata, gjithkujt i shkon në mendje se flet një politikan i ‘vobektë’ në pasuri, të cilën e ka ndarë më të varfërit. Jo se ka zhdukur varfërinë por e ka lehtësuar sadopak atë, por që është dhe një politikan i pasur në shpirt.

Dhe për më tepër që i ka dhënë fund dëshpërimit të njerëzve, të atyre që nuk kanë dhe sidomos të atyre të cilët bëhen keq dyfish jo vetëm se janë të varfër, por më shumë për karshillëkun që pasunarët e mëdhenj u bëjnë.

Dhe këta pasunarë, për fatin e keq janë politikanët që ata i kanë zgjedhur me votën e tyre për të qënë në politikë, të cilët besimin e dhënë ua kanë kthyer me zhvatje të pasurisë dhe taksave të shqiptarëve. Për të parë shqeto hipokrizinë e politikës, mund të shohim deklaratën e Monikës.

“Për gjithë besimtarët musliman dhe për gjithë shqiptarët në fakt në këtë ditë të sakrificës dhe të flijimit të ditës së Kurban Bajramit dua tu uroj paqe, begati, mirësi dhe të ndajmë mirësinë me njëri-tjetrin, të ndajmë begatinë me njëri-tjetrin dhe të largojmë urrejtjen dhe dëshpërimin nga njëri-tjetri.

Sot në këtë ditë të shënuar, e cila në njëfarë mënyre na kujton të gjithëve të reflektojmë, që jemi të barabartë përpara Zotit, le të jemi përsëri vëllezër me njëri tjetrin, të jemi përsëri të angazhuar me njëri-tjetrin për të bërë mirë për Shqipërinë dhe shqiptarët kudo që janë”, u shpreh Monika

Kryemadhi nuk harroi të urojë edhe gazetarët e pranishëm para Komunitetit Mysliman te Shqiperise. “Dua t’ju falënderoj edhe ju që në këtë ditë pushimi nuk ndaloni së punuari dhe vazhdoni informoni shqiptarët kudo që ndodhen”, tha ajo.

Pra Monika ishte e qartë kur tha se duhet barazi dhe ndarje të begatisë me njeri tjetrin. Dhe pas kësaj deklarate gjithkujt i shkon nëpërmend pasuria miliarda euroshe e Monikës dhe Metës.

Sikur Monika dhe Meta të linin 3 miliardë eurot e pasurisë së tyre prej mbi 4 miliardë euro në dizpozicion të të varfërve, të njerëzve në nevojë dhe atyre që janë të vetmuar, jo se do të zhdukej varfëria, por sëpaku do të zbutej rëndshëm.

Fundja paratë e shqiptarëve janë, i rikthen në bazë Monika nëse do ta vinte dorën në zemër dhe të ishte e pastër para Shtëpisë së Zotit ku bëri thirrjen për barazi dhe ndarje të begatisë mes njëri tjetrit./Pamfleti

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne