Munguan prokurorët, shtyhet seanca për pjesëmarrjen e Berishës në Kuvend, avokati Gjokutaj: Pa u rreshtuar politika në qëndrimin e saj…

U shty seanca për shqyrtimin e kërkesës së ish-kryeministrit Sali Berisha për pjesëmarrje në seancat plenare. Avokati Genc Gjuokutaj tha për mediat se arsye e shtyrjes është mungesa e pjesëmarrjes së prokurorëve.

Gjokutaj: Prokuroret munguan për arsye profesionale, seanca e rradhes date 25 mars. Janë dy prokurorë, njëri prej tyre duhej të ishte prezent. U caktua një datë tjetër, 25 mars në orën 09:00 do të mbahet seanca e radhës.

Kërkojmë që Berisha të marrë pjesë në seanca plenare. Pa u rreshtuar politika në qëndrimin e saj këta nuk marrin pjesë. Kujtojmë se GJKKO caktoi ndaj tij masën ‘arrest shtëpie’ më 30 dhjetor të vitit të kaluar, për çështjen e ish-kompleksit Partizani./BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne