Muslimanët e Britanisë përballen me diskriminimin e fuqisë punëtore: raport

Komisioni shtetëror thotë se ‘islamofobia, diskriminimi dhe racizmi’ i pengon muslimanët të arrijnë sukses në tregun e punës në Mbretërinë e Bashkuar.

Burrat dhe gratë muslimane në Britani të Madhe kanë më pak gjasa që të kenë sukses në tregun e punës sesa çdo grup tjetër besimi për shkak të islamofobisë së shfrenuar, diskriminimit dhe racizmit, paralajmërim i një raporti nga një komision qeveritar.

Hulumtimi, i cili u lëshua nga Komisioni i Gatishmërisë Sociale diten enjte, tha se muslimanët e rinj që jetojnë në Britani “përballen me një sfidë të madhe të gatishmërisë shoqërore dhe po privohen nga arritja e potencialit të tyre të plotë në çdo fazë të jetës së tyre”.

Raporti ka zbuluar disa “pengesa të rëndësishme për përmirësimin e gatishmërisë sociale nga shkolla në universitet dhe në vendin e punës” si “islamofobia, diskriminimi dhe racizmi” te cilat raportohen nga shumë prej muslimanëve të rinj.

Si rezultat, muslimanët e rinj kanë më shumë gjasa të jenë të papunë, të pasigurtë në punë, me punë që su përshtatet profesionit të tyre dhe me paga të ulëta, thanë hulumtuesit.

Gjetjet u zbuluan pasi një ekip akademikësh në Universitetin Sheffield Hallam zhvilluan intervista duke shqyrtuar perceptimet dhe përvojat e muslimanëve të moshës shkollore që po rriteshin dhe kërkonin punë në Britani.

Sipas të dhënave të cituara në dokument, 20 për qind e muslimanëve në Angli dhe Uells janë në punë të plotë.

Kjo krahasohet me një në tre të popullsisë së përgjithshme të moshës prej 16 deri në 74 vjeç.

Hulumtimi gjithashtu zbuloi se vetëm gjashtë për qind e muslimanëve janë në “profesione të larta menaxhuese, administrative dhe profesionale” në krahasim me 10 për qind të popullatës së përgjithshme.

Gratë muslimane në Britani të Madhe kanë gjasa të jenë tri herë më shumë joaktive ekonomikisht, thuhet në raport.

Gratë muslimane nga grupet e fokusuese gjithashtu mendonin se veshja e shamive në punë ishte një tjetër shenjë dalluese e ndryshimit që u perceptua dhe përjetohej si shtyse në diskriminim të mëtejshëm.

‘Pamja shqetësuese’

Janë rreth tre milionë muslimanë që jetojnë në Mbretërine e Bashkuar.

Islamofobia dhe diskriminimi kanë parë një goditje dramatike në vend që pas sulmeve në Londër dhe Mançester në fillim të këtij viti.

Krimi i urrejtjes anti-muslimane në Londër, u rrit pesë herë më shumë vetëm në qershor që prej incidentit me thikë dhe makinë në urën e Londrës, incident qe shkaktoi vrasjen e të paktën shtatë personave, sipas shifrave të publikuara nga Sadiq Khan, kryebashkiaku i kryeqytetit britanik.

Ndërkohë, policia lokale raportoi rritjen më të madhe prej 500 përqind të krimit anti-mysliman në qytetin verior të Mançesterit pas një shperthimi vetëvrasës në një koncert popi në maj.

“Muslimanët janë të përjashtuar, të diskriminuar ose edhe të dështuar, në të gjitha fazat e kalimit të tyre nga arsimi në punësim”, tha profesor Jacqueline Stevenson, i cili drejtoi hulumtimin.

Alan Milburn, kryesues i komisionit, shtoi: “Ky raport paraqet një panoramë shqetësuese për sfidat me të cilat ballafaqohen [muslimanët e rinj] për të bërë progres më të madh social”.

Studiuesit rekomanduan keshillime, trajnime dhe programe të tjera mbështetëse për muslimanët e moshës shkollore për përfshirje më të mirë./ Gazeta Impakt

burimi:aljazeera

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne