Bota

Muslimanët e Moskës protestojnë përpara Ambasadës së Mianmarit në solidaritet me Muslimanët Rohingya

Muslimanët e Moskës janë mbledhur sot përpara Ambasadës së Myanmarit në solidaritet me muslimanët Rohingya të cilët pohojnë se po persekutohen në veriperëndim të vendit të trazuar, sipas fotografive dhe videove të shfaqura në mediat sociale.
Tubimi u zhvillua përpara Ambasadës së Myanmarit në qendër të kryeqytetit rus diten e dielë.
Prani e madhe policore shihej afër ambasadës.
Nuk ka pasur shkelje të rendit publik gjatë protestës. Shërbimi i shtypit të policisë në Moskë tha për agjencinë e lajmeve TASS se të paktën 800 njerëz thuhet se u mblodhën pranë ambasadës.
Demonstruesit u panë duke kryer edhe falje publike përpara ndërtesës së ambasades, tregojnë videot e hedhura në youtube.Gjithashtu edhe në Facebook dhe Instagram, video të shumta tregojnë demostruesit që bërtasin “Allahu Akber”.
Njerëzit në mediat sociale pohojnë se rreth një mijë aktivistë morën pjesë në këtë tubim. Disa përdorues të Instagram-it ndanë postime me komente të tilla si: “Ndal gjenocidit te myslimanëve”.
Të paktën 20 makina policore dhe një automjet i blinduar janë parë në zonë, njoftoi Interfax, duke shtuar se situata është relativisht e qetë.
“Kur shohim pabarazi ndaj vëllezërve dhe motrave tona, ne ngrihemi në protestë. Kjo është arsyeja pse jemi mbledhur sot. Ne jemi të bashkuar … dhe duhet ti tregojmë gjithë botës se muslimanët janë paqësorë,” tha një nga demonstruesit për TASS.
Një korrespondent i Interfax njoftoi se protesta nuk është miratuar nga autoritetet e Moskës.
Situata në Mianmar, një vend i vogël aziatiko-jugor, u përkeqësua në fillim të gushtit për shkak të konfrontimit midis budistëve dhe muslimanëve Rohingya. Gati 400 vetë u vranë në përleshjet dhe konfrontimet ushtarake në këtë vend në fund të gushtit, raportoi Reuters.
Rreth 73,000 muslimanë Rohingya kanë ikur për në Bangladeshin fqinj qëkur shpërtheu dhuna, tha për Reuters, Vivian Tan, zëdhënëse rajonale për agjensinë e refugjatëve të Kombeve të Bashkuara (UNHCR).
Diten e dielë në oret e para të mëngjesit, një demonstratë në mbështetje të muslimanëve Rohingya u mbajt para Ambasadës së Mianmarit në kryeqytetin indonezian, Xhakarta, raportoi Reuters. Një koktej Molotov u hodh në ambasadë, duke shkaktuar një zjarr të vogël në katin e dytë.
Lideri çeçen Ramzan Kadyrov perdori Instagramin Live për të thënë se ai është i gatshëm të organizojë një tubim të ngjashëm në kryeqytetin çeçen, Grozni, më 4 shtator. Muslimanët do të falin namaz dhe do te luten për vëllezërit dhe motrat e tyre në Myanmar, shtoi lideri.
Të premten, Sekretari i Përgjithshëm i OKB António Guterres ne lidhje me situaten ne Mianmar bëri thirje per “vetëpërmbajtje dhe gjakftohtësi”. Ndersa zëdhënësi i Guterres, Eri Kaneko tha se “Situata aktuale nënvizon me urgjencë gjetjen e nje trajtimi te vecante dhe zgjidhje të situates të komplikuar,”. / Gazeta Impakt

burimi:rt

OPINIONE