Bota

Muslimanët nuk duan ndonjë ndërhyrje në Ligjet e Sheriatit (AIMPLB)

Muslimanët indianë, nuk duan ndonjë ndërhyrje, në ligjet e sheriatit dhe kushtetuta indiane, ua jep atyre të drejtën, e ndjekjes së ligjeve të sheriatit.

Lejomëni t’iu sqarojmë, se duke u mbështetur, në të drejtën e zbatimit të besimit fetar, Bordi i Ligjit të Personelit të Muslimanëve në Mbarë Indinë (AIMPLB), këtë të enjte vuri në dijeni, Komisionin e Hartimit të Ligjeve, se shumica e muslimanëve, nuk duan ndonjë ndërhyrje, në ligjet e sheriatit dhe se kushtetuta indiane, ua jep atyre të drejtën, e ndjekjes së ligjeve të sheriatit.

Gjithashtu Bordi i Ligjit të Personelit të Muslimanëve në Mbarë Indinë (AIMPLB), ua dorëzoi nënshkrimet e 48 milionë muslimanëve, Komisionit të Hartimit të Ligjeve, duke përfshirë edhe ato të grave, së bashku me një disk të ngurtë, i cili përmban tërësinë e të dhënave, rreth nënshkruesve, të cilët nuk duan ndonjë ndërhyrjen e qeverisë, për sa i përket çështjeve, të ligjeve hyjnore të sheriatit.

Një anëtar i AIMPLB-së Kemal Farukiu, citoi në një deklaratë se: “Disa të dërguar të AIMPLB-së, nën udhëheqjen e sekretarit të përgjithshëm, z. Meualana Ueli Rrahmanit, takoi kryetarin e drejtësisë indiane, z. Balbir Sing Çauhanin dhe i dorëzoi atij, kopjet e shqyrtuara të miliona nënshkruesve, në mbështetje të ligjeve të sheriatit dhe në kundërshtim, të zbatimit të Kodit të Njëjësuar Civil Indian.

Sërish Kemal Farukiu shtoi: “Kushtetuta indiane, ua jep të drejtën e zbatimit, të besimit fetar duke patur parasysh se, të dërguarit e AIMPLB-së bënë të qartë se, muslimanët nuk duan asnjë lloj ndërhyrjeje, në ligjet hyjnore të sheriatit si p.sh. çështja e “nikahut” (martesës), “talakut” (shkurorëzimit) etj., dhe ata duan zbatimin, e ligjeve hyjnore të sheriatit, në të tëra çështjet islame.

Për më tepër Kemal Farukiu vijoi: “Bordi i Ligjit, nuk do që qeveria indiane, të ndërhyjë në çështjet fetare, që kanë të bëjnë, me ligjet hyjnore të sheriatit. Ai theksoi se deri më tani, janë mbledhur gjithsej 48.347.596 nënshkrime, në mbarë trojet indiane, duke përfshirë pothuajse çdo shtet dhe vend, nga të cilat 27.356.934 nënshkrime u përkasin grave muslimane.

Si përfundim Kemal Farukiu, e mbylli duke thënë se, të dërguarit i kishin dorëzuar, kryetarit të drejtësisë indiane, Balbir Sing Çauhanit, një disk të ngurtë, i cili përmban tërësinë e të dhënave, rreth nënshkruesve.

Burimi : iuvmpress/ ML

OPINIONE

INTERVISTA