Mussolini: Në gjyq kush ofendon gjyshin tim, Benito Mussolinin

Jo vetëm kundër shpifjes, por edhe kundër ofendimit. Alessandra Mussolini, anëtare e Parlamentit Europian dhe mbesë e Benito Mussolinit, ka bërë të dituar se do të çojë për ndjekje ligjore këdo që fyen figurën e gjyshit të saj, një ndër personalitetet politike më të njohura të shekullit të 20-të. Përmes një postimi në tuiter, Mussolini njofton se do të marrë nisma ligjore jo vetëm kundër frazave ofenduese, por edhe ndaj imazheve të Duçes, duke paralajmëruar kështu kundërvënie ndaj çdo akti abuzues.

Ligji Italian u njeh të drejtën trashëgimtarëve që të ankohen për shpifje ndaj paraardhësve që nuk jetojnë më dhe kjo vlen edhe në rastin e Mussolinit, edhe pse ligji i vitit 1952, i propozuar nga ish-ministri i Brendshëm, Mario Scelba, ndalon glorifikimin e figurave të fashizmit.

Bashkë me këtë nismë në Itali ka dalë edhe një tjetër fakt që e bashkon atë me pjesën tjetër të Europës: një like nga Alessandra Mussolini e tuiteve që akuzojnë “çifutin Zuckerberg” të imponojë “korrektesën politike” ka theksuar paragjykimin e madh që ekziston mbi këtë çështje, ndërkohë që një media italiane referon se Mussolini ka bërë like edhe një postimi që deklaronte se “të gjithë antifashistët janë mbështetës të Sorosit”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne