Lumë arrestimesh në Shqipëri, Associated Press: Gjithçka për të hapur negociatat

Arrestimet e njëpasnjëshme për drogë në Shqipëri kanë rënë dhe në veshin e mediave të huaja. NY Times e shumë media të tjera kanë pasqyruar një raportim nga Associated Press.

Në shkrim thuhuet se janë arrestuar dy ish-deputetë socialistë. Fillimisht Arben Çuko, që ka drejtuar Gardën Kombëtare dhe ishte drejtues i Burgjeve deri para pak kohësh.

Ai dyshohet për korrupsion. Më vonë u raportua për arrestimin e Arben Ndokës. Ish-deputeti socialist i Lezhës akuzohet se është përfshirë në falsifikim dokumentesh për përvetësim pronash publike.

Toka, rreth 30 hektarë në vendet më të lakmuara, është përvetësuar me çmime simbolike dhe më pas është shitur me çmime marramenëse për resortet turistike, raporton AP.

“Shqipëria shpreson që të nisë negociatat për anëtarësim në BE gjatë vitit që vjen dhe lufta ndaj korrupsionit është një nga fushat kyçe ku vendi duhet të punojë përpara se të nisin bisedimet”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne