Shoqja e Somaje Mohammadit bashkohet me familjen (video)

“Mona dhe Zeinab takohem me njëra tjetrën për herë të parë në Athinë pas 36 vitesh ndarjeje”

Motrat Mona dhe Zeinab janë bijat e Ghorbanali Hosseinnejadit, ish-anëtar i Organizatës Muxhahadin Khalq (MKO / MEK / PMOI / kulti Raxhavi). Mona, e cila në atë kohë sapo kishte lindur, nuk u mor me vete nga prindërit e saj dhe ata se bashku me vajzën tjetër Zeinabin, shkuan në Irak për t’u bashkuar me organizatën MEK.

Forough Javidan, nëna e vajzave u vra gjatë një operacioni ushtarak të MEK-ut. Kur Mona u rrit, ajo vendosi të takonte të atin dhe motrën e saj në Kampin Ashraf të Irakut. Ajo udhëtoi disa herë në Irak por udhëheqësit e organizatës MEK nuk e lejuan ta shihte babain dhe motrën e saj.

Babai, Ghorbanali dezertoi nga MEK rreth 7 vite më parë. Mona u gëzua shumë kur e takoi babanë e saj por ajo ende ishte duke pritur lirimin e motrës së saj Zeinabit.

Pas zhvendosjes së organizatës MEK në Shqipëri, Zeinabi arriti që të largohej nga kampi burg i organizatës MEK. Më në fund vajza u bashkua me familjen e saj. Në 20 tetor familja arriti të ribashkohej në Athinë, Greqi gati plot 36 vite më pas./nejatngo/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne