Pas bixhozit, Rama i shpall luftë alkoolit: Do ketë masa drastike

Beteja e kryeministrit Edi Rama kundër veseve nuk ndalet vetëm te lojërat e fatit.

Kryeministri ka paralajmëruar të gjitha bizneset që tregtojnë alkool për “masa drastike” nëse kapen duke i tregtuar alkool vajzave dhe djemve nën moshën 18-vjeç.

“Jemi duke diskutuar edhe një masë tjetër që ka të bëjë me alkoolin. Jemi duke punuar që të çojmë një mesazh shumë të qartë për të gjithë lokalet që tregtojnë alkool, nëse kapen duke i tregrtuar një vajze apo djali nën moshën 18-vjeç, do të merren masa drastike, deri në mbylljen për 1 vit të lokalit. Ndërsa po diksutojmë kur kapet për herë të parë, do jetë mbyllja 3 muaj apo 6 muaj”, u shpreh kryeministri Rama.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne