Mustafa: Marrëveshja Kosovë- Serbi mund të arrihet këtë vit

Kreu i LDK, Isa Mustafa nuk ka premtuar por ka dhënë mundësinë se brenda këtij viti mund të arrihet marrëveshja Kosove- Serbi nëse ka dhe bashkëpunim të mirë SHBA- BE.

Mustafa tha se edhe Lajçak e kishte këtë bindje gjatë takimit të djeshëm kurse tha se marrëveshja mund të arrihet këtë vit nëse partitë mazhoritare dhe opozitare bien dakord për të zgjedhur presidentin.

“Nëse punohet kështu atëherë agjenda do të bëhet që të jetë brenda kësaj periudhe kohore, dhe dje kur biseduam me zotin Lajçak, edhe ai kishte bindje se është punë që duhet të bëhet deri në fund të këtij viti, pa ndonjë premtim. Shprehi bindje se mund të arrihet

Koalicioni mund ta përballojë mandatin, por përballimi lidhet edhe me çështjen e zgjidhjes së presidentit. Nëse nuk zgjidhet presidenti shkohet në zgjedhje e do të jetë e komplikuar sepse pastaj hyjmë në zgjedhje për parlament e pas 5-6 muajsh kemi zgjedhjet lokale e është periudhë që nuk i përgjigjet shumë Kosovës. Nëse partitë e opozitës, nuk tregojnë që të ulemi bashkërisht se si të kapërcejmë çështjen e presidentit. Është moment sfide e për mua do të ishte shumë e rëndësishme që deri atëherë të përmbyllet dialogu dhe liberalizimi i vizave. Nëse ka përkushtim, sikur tash, të SHBA-së dhe nëse sigurohen linjat e bashkëpunimit mes SHBA-së dhe BE-së mendoj që do të përfundojë shpejtë dhe kjo është e rëndësishme edhe për ne”, ka thënë ai./BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne