Rajoni

Dialogu/ Mustafa: Serbia nuk hyn në dialog për të na falur, Thaçi është tërhequr nga shkëmbimi i territoreve

Kryetari i LDK, Isa Mustafa ka zbuluar se në dialog nga të dyja palët si Kosova dhe Serbia nuk ka për të pasur ide për shkëmbime territoresh.

Mustafa thotë se vetë LDK është e prerë për këtë gjë dhe ai vetë ia ka bërë të qartë Thaçit që nuk do të ket shkëmbim territoresh. Sipas Mustafës, Thaçi është tërhequr nga fjalori për kompromise të dhimbshme që çojnë në shkëmbim territoresh.

Po ashtu Mustafa thotë se Serbia nuk hyn në këtë dialog për të falur territore Kosovës.

“Sa i përket Thaçit, unë them se ai është tërhequr nga fjalori për kompromise të dhimbshme. Ai nuk flet më për Preshevën, Bujanovcin, dhe mundësinë e bashkimit të atyre komunave sepse është e qartë se bashkimi i tyre nuk do të ndodhte vetëm njëanshëm. Është shumë e logjikshme që Serbia nuk hyn në dialog të na falë territor. Unë mendoj që ndoshta publikisht nuk është tërhequr, por në realitet po. Unë kam pasur biseda me të dhe e kam sqaruar pozicionin e LDK-së dhe ia kam bërë të qartë se nuk hyjmë në dialog në asnjë forme në të cilën do të bisedohet për shkëmbim të territoreve pa marrë parasysh se çfarë ndryshimi i kufijve do të jetë ai, sepse një gjë e tillë na kthen para shpalljes së pavarësisë”, ka thënë ai./BW

OPINIONE

INTERVISTA