Zbulohet një arsenal armësh në Yzberisht, kapet edhe një snajper

Zbulohet një arsenal armësh në zonën e Yzberishtit.

Mes arsenalit të armëve është gjetur edhe një snajper.

Banesa ku janë gjetur armët dyshohet bazë e grupeve kriminale, apo vrasësve me pagesë.

Deri më tani është arrestuar një person ndërsa po punohet për kapjen e një personi tjetri.

Zbulimi i këtij arsenali, ka ardhur si pasojë e një hetimi që ka nisur pas disa të shtënave në Tiranë pak ditë më parë.

Policia bën me dije se ky është një operacion në vijim.

/Ora News

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne