Mustafa Nano i përvishet gjuhës së ashpër të Braçes

Zv. kryeministri Erion Braçe pak më herët reagoi lidhur me deklaratat e PD-së për 30 qershorin.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram, Braçe i paralajmëroi të gjithë ata që do guxojnë të pengojnë zgjedhjet se do përballen me ligjin: “Nga përballja me ligjin vjen burgu, madje burg i gjatë nëse pengoni zgjedhësit të votojnë”.

 

 

Lidhur me deklaratën e Braçes ka reaguar ashpër gazetari dhe analisti i njohur, Mustafa Nano.

Ky i fundit deklaron se gjuha e përdorur nga zv. kryeministri është tepër e rëndë dhe e papranueshme: “Zoti zv. kryeministër, gjuha që ju përdorni është tepër e rëndë dhe e papranueshme. Kush jeni ju të thoni që njerëzit do i presi izolimi i përjetshëm? Pse përpiqeni të frikësoni njerëzit me gënjeshtra të tilla? Ku bazohet ky motiv izolimi kur neni 38 i Kushtetutës shprehet qartë që askush s’mund të pengohet të dalë lirisht jashtë shtetit? Nuk ju takon juve të vendosni apo të paracaktoni dënimin e njerëzve apo të bëni Kasandrën nëpër rrjete sociale duke parashikuar të ardhmen”./tiranatoday

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne