‘Muxhahedinët e kapur në trafiqe’/ Policia mohon të ketë një dokument sekret

Policia e Shtetit ka reaguar në lidhje me raportin e publikuar në media se muxhahedinët iranianë të strehuar në kampin e Manzës, janë kapur duke kryer krime dhe janë lënë të lirë më ndërhyrjë të diplomatëve të huaj.

‘Lidhur me lajmin e publikuar në disa media, mbi një raport të Policisë së Shtetit, dërguar ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, që aludon për përfshirjen e komunitetit të muxhahedinëve të strehuar në Shqipëri, në trafikun e klandestinëve dhe të drogës, informojmë se:

Policia e Shtetit nuk i ka dërguar asnjë raport të tillë apo ndonjë tjetër të ngjashëm ambasadës së SHBA-së në Tiranë, në të cilin flitet për implikimin e grupit MEK në trafikun e klandestinëve apo të droges.

Policia e Shtetit sqaron se nga verifikimet e kryera rezulton që ky material është hedhur në qarkullim me qëllim dezinformimin e komunitetit.

Duke vlerësuar rolin e medias në informimin e publikut dhe rritjen e transparencës, kërkojmë që në interes të mirinformimit dhe për të shmangur lajme që çojnë në dezinformim, të kontaktohet zyrtarisht Policia e Shtetit, para publikimit’, thotë Policia e Shtetit në një deklaratë për mediat.

© SYRI.net

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne