Muxhahedinët e Manzës përsëri trafik klandestinësh me Greqinë

GJERGJI THANASI

Prangosja për trafik droge dhe trafik qeniesh njerëzore, që u bëri policia shqiptare dy komandantëve të lartë të muxhahedinëve iranianë të strehuar në Manzë (Durrës), fatkeqësisht nuk ua preu hovin ish terroristëve të MEK-ut të mbyllur në Kampin Ashraf 3 Manzë.(https://exit.al/en/2021/12/05/iranian-exiles-in-albania-arrested-for-drug-trafficking-and-human-smuggling/).

Ndërhyrja e diplomatëve amerikanë në Tiranë pranë gjyqësorit shqiptar për ta mbyllur këtë aferë të MEK-ut me drogë e me trafik qeniesh njerëzore, me sa duket i shërbeu MEK-ut si nxitje për të vazhduar trafikun fitimprurës të qenieve njerëzore. Për më shumë mund të konsultohet deklarata publike e analistit të shquar Andi Bushati.

Nga kolegët gazetarë grekë mësova se policia e Prefekturës së Atikës si edhe E.K.A.M. (policia speciale greke antiterror) janë alarmuar shumë, kur nga burime operative kanë mësuar se ish organizata terroriste MEK e vendosur në një kamp afër Durrësit ka trafikuar në Greqi dy anëtarë prej shumë vjetësh të kësaj organizate.

Bëhet fjalë për MEHDI MAZLOOMI dhe për BAHMAN RAHIMI-n. Grekët duke pasur parasysh proverbin se leopardi nuk i ndërron dot pullat e gëzofit (ujku qimen e ndërron, por zakonin nuk e harron) u ndruhen pjesëmarrjes së këtyre dy muxhahedinëve në akte terroriste në territorin e Republikës së Greqisë apo përdorimin e këtij territori për të ndërmarrë akte terroriste në vende të tjera të BE-së apo në vende aleate të Greqisë (vende anëtare të NATO-s).

Sipas gazetarëve grekë këta 2 anëtarë të një organizate ish terroriste po përpiqen të kontaktojnë me banda të strukturuara kriminale afgane në Athinë për tu pajisur me dokumente identifikimi evropiane të falsifikuara. Kolegët grekë kishin vetëm një foto të shumë viteve më parë të Mehdi Mazloomi-t, me nënën e vet. Kjo foto i bashkëngjitet shkrimit tim për ilustrim.

Vazhdimi i trafiqeve nga anëtarë dhe komandantë të MEK-ut në Shqipëri i hap Atdheut tim telashe shtesë dhe i krijon probleme me BE-në dhe me aleatët e NATO-s. Si gazetar, por edhe si patriot shqiptar i bëj thirrje drejtorit të Policisë së Shtetit z. Gledis Nano (ish drejtor i antiterrorist), që urgjentisht të verifikojë, nëse dy personat e mësipërm janë ende në Kampin Ashraf në Manëz, apo kanë carë ferrën dhe gazetarët grekë kanë të drejtë, që japin alarmin për trafik qeniesh njerëzore (anëtarë aktivë të një organizate ish terroriste)?

Një verifikim i tillë nuk është aspak i vështirë, sepse në kohën e diktaturës edhe pulat e kooperativave bujqësore ishin me inventar. Besoj se policia shqiptare ka një “inventor” të saktë sesa dhe cilët janë MEK-sat e strehuar në Ashraf 3, kështu që kollaj fare e gjen, nëse dy të lartpërmendurit janë ende në Kmapin Ashraf 3 apo……

Si filo amerikan, që jam, i lutem publikisht DCM Demian Smith në Ambasadën Amerikane në Tiranë, që të ushtrojë gjithë influencën e vet me qëllimin e mirë, që Kulti Rajavi të ndërpresë cdo veprimtari haptazi të kundërligjshme, që zhvillon në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Jam plotësisht i sigurtë, që një veprim i tillë nga ana e DCM Smith do t’i shërbente forcimit të marëdhënieve të shkëlqyera shqiptaro-amerikane. Fundi i fundit edhe për ne shqiptarët vlen proverbi anglez: “A friend in need is a friend indeed”.

Tashmë Shqipëria realisht ka nevojë, që Kulti Rajavi t’i japë fund tërë veprimatarisë keqbërëse, që zhvillon në tokën shëqiptare duke abuzuar me bujarinë dhe mikpritjen e shqiptarëve!!!!!!!!!!!!!!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne