Muzeu i New York-ut do të heqë statujën e Theodore Roosevelt

Muzeu Amerikan i Historisë Natyrore do të heqë një statujë bronzi të ish-presidentit Theodore Roosevelt nga hyrja e saj për shkak të kritikave se simbolizon racizmin dhe zgjerimin kolonial.

Statuja e cila ka qëndruar jashtë Muzeut Amerikan të Historisë së Natyrës në New York që nga viti 1940, tregon ish-presidentin Roosevelt të hipur në kalë me një amerikan vendas dhe një afrikan që qëndron pranë kalit.

“Muzeu Amerikan i Historisë Natyrore ka kërkuar të hiqet statuja e Theodore Roosevelt sepse ajo përshkruan në mënyrë të qartë njerëzit me ngjyrë dhe popullin indigjen si të nënshtruar dhe inferiorë në bazë racore”, tha kreu i New York-ut Bill de Blasio në një deklaratë.

“Qyteti mbështet kërkesën e Muzeut. Është vendimi i duhur dhe koha e duhur për të hequr këtë statujë problematike”, tha de Blasio.

Edhe pse statuja “ishte menduar për të treguar Roosevelt-in si një natyralist të devotshëm dhe autor të veprave mbi historinë natyrore”, ajo gjithashtu “kumton një hierarki racore që Muzeu dhe një pjesë e opinionin e kanë parë prej kohësh si shqetësuese”, thuhet në një njoftim për shtyp në faqen e internetit të muzeut.

Sipas muzeut, kundërshtohet përmbajtja e statujës dhe jo vetë Roosevelt, të cilin muzeu do të vazhdojë ta nderojë.

“Babai i Roosevelt ishte një nga themeluesit e Muzeut dhe Muzeu është krenar për lidhjen e tij historike me familjen Roosevelt”, thuhet në komunikatë. Në fakt, sipas Roosevelt-it do të emërohet Salla e Biodiversitetit të muzeut.

Zyrtarët e New York-ut dhe të muzeut kanë diskutuar për vite me rradhë heqjen e statujës. Por fushata kundër statujave, që rrjedh nga lëvizja “Black Lives Matter”, e ka sjellë sërish në rend të ditës këtë diskutim.

Presidenti Donald Trump kundërshtoi heqjen e statujës. “Qesharake, mos e bëni!”, shkroi ai në rrjetet sociale.

Ende nuk është përcaktuar se kur do të hiqet statuja e Roosevelt dhe ku do të dërgohet./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne