Polici godet me grushte në fytyrë të riun e prangosur, ndërhyn kolegu për… (VIDEO)

Një efektiv policie godet me grushte në fytyrë një person (i ri) që është vënë në pranga, në një video të publikuar nga faqja në FB, “Brryli Broadway”.

Nga pamjet, duket qartë kur efektivi i policisë i sulet të prangosurit duke e goditur me grushte fytyrës, ndërkohë që një tjetër e mban nga krahët.

Vetëm pak metra larg, në derën e makinës së Policisë, ndodhet i arrestuari tjetër, i cili ngre zërin në momentin që ushtrohet dhuna.

“Ç’a bën mër…s’e prek asnjoni…ejj….Të q**** motrën mor..,”– dëgjohet që bërtet ai, teksa ndodhet i rrethuar nga forca policie.

Pamjet e videos vijnë pas një tjetër episodi të dhunshëm i policisë. Rreth një muaj më parë, u publikua një video ku efektivë të policisë dhunuan një adoleshent në zonën e Liqenit Artificial në kryeqytet. Policia njoftoi se i riu “nuk iu bind urdhrave të efektivëve”./BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne