Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën papritur 22-vjeçari shqiptar në Greqi

Një 22-vjeçar shqiptar është gjetur i pajetë në shtëpi, në Kretë të Greqisë. I riu u gjet në mëngjes nga shoku i tij.

22-vjeçari, me origjinë shqiptare, kishte ardhur nga Rodoja. Sipas mediave greke, ai humbi jetën gjatë natës, dhe në orët e para të mëngjesit, kur shoku i tij u zgjua, zbuloi se 22-vjeçari nuk po merrte fryme dhe lajmëroi menjëherë ambulancën.

Ambulanca mbërriti në vendngjarje, por ishte tepër vonë për të riun, pasi kishte humbur jetën. Trupi i tij u dërgua në morg për autopsi dhe do të jetë kjo e fundit e cila do të hedhë dritë mbi shkaqet e vdekjes së tij.

22-vjeçari kohët e fundit ishte liruar nga burgu dhe kishte shkuar në Kretë, si mysafir te mikut i tij nga Kreta./Tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne