PARTITË ARGATE apo ARGAT PARTI !

Nga Savash VELIU

Momentumet e reja gjeopolitike të zhvilluara të SHBA’ve në planin global, Apo sjellin ricoptim të territoreve shqiptare me rikëmbim tokash shqiptare si një absurd kolosal i sotëm…???

Edhe sa duhet paguar Haraç shqiptarët për zhgënjimet e reshtura politike që vijnë njëra pas tjetrës kur qorazi pasohen njerëzit nën maska, përndryshe kolaboracionist të brendshëm e të jashtëm të veshur shqiptarçe…atë do ta tregoj koha?

Të jemi më objektiv, kjo mund të jetë edhe epilogu i fundit i mundshëm i Departmentit Amerikan që veprohet jashta vullnetit të presidentit Tramp (edhe Grenell e konfirmoj se Ideja e këmbimit të territoreve shqiptare ishte e John Boltonit, jo e Trumpit) gjegjësisht të CIA’s dhe dorës së zgjatur të saj Soros që vulosi fatin ndoshta përfundimtar të Ballkanit e veçmas të Maqedonisë Veriore e cila në një të ardhme të afërt do t’i bashkangjitet mimovullnetit të saj politik tokave të shtetit Grek që sipas politikës Amerikane u zgjodh të jet lojtari numër një në Mesdheun Lindor përmes së cilës don ta formoj Mini NATO aleancën Mesdhetare së pari me Greqinë-Israelin dhe Egjiptin (kjo për shqiptarët është vdekja e kauzës kombëtare për Shqipërin Etnike të shumëpritur) më pas atyre tiu bashkangjiten Jordania, Emiratët dhe Sauditët për të larguar dominimin gjeopolitik turk, por kjo është një pikpyetje.

Dhe tani të kota janë ‘ëndrat’ e Partive Politike Maqedonase dhe ato shqiptare që kanë ndërtuar ‘’ëndëra’’ mbi epiloget kombëtare sepse kjo Administrat e çoroditur Amerikane antiTrampiste i përmbylli këto procese të shtetit maqedonas njëherë e përgjithmonë e cila me direktivën amerikane e ndryshoj edhe emrin në Veriore si qëllimi finalizues i bashkimit të saj me Greqinë jugore, akti që ua largoi (idet ekspansioniste territoriale mbi maqedoninë e sotme) apetitet e Serbisë, Bullgarisë dhe Shqiptarisë përgjithmonë! Kjo më së miri u demonstrua me fluturimin e dy avionëve bombardues amerikan të shoqëruar nga katër avionët grek F-16 mbi qiellin e Maqedonisë si pranim-dorëzim në emër të NATO’s.

Po tani e gjithë kjo maskarad që bëhet sot me zgjedhjet e fundit mes partive maqedonase dhe partitë tjera etnike është vetëm ‘’maskenball’’ pas së cilës fshehet lufta për Pushtet dhe për karrier politike që i ka përfshirë liderët e tyre në përpjekje të shpëtojnë pozicionet e fituara Brenda partiake derisa partiashët shqiptar shërbejnë si monedh kusurimi ose plotësues të njërit prej dy partive maqedonase me të cilët duan të arrijnë në pushtet për poste e makame politike sepse gjithë politikanët e dijnë se ; Politika e  Maqedonisë veriore sot lundronë në një anije pakapiten provijës amerikane drejt ujërave greke, shtetit të faktorizuar prej Administaratës Amerikane si lojtar të krahut jugor të mini NATO’s në Mesdhe.

Politika e Soros (antiTrampiste) e instaluar tashmë në Maqedonin Veriore dëshmon dhe legjitimon këtë me ardhjen e Zaevit në pushtet si lojtar i amerikës së thellë. Administrata Amerikane urgjentisht don ti përmbyll çështjet në Ballkan (Kosovë-Serbi, Maqedoni-Greqi, Mali i Zi – Serbi, Bosnje e tjera vende) që të përqëndrohet në Masdheun Lindor ku dita ditës ujërat po nxehen me ndërhyrjet Turko-Ruse në të.

Poashtu janë Zaev dhe Filipçe që sot rrënuan sistemin e Shëndetsisë në Maqedoninë Veriore, me direktiv i vë në zbatim planet e Sorosit. Kurse dje gjithashtu paraardhësi i tij Gruevski ishte ai që rrënoi sistemin e Arsimitë dhe që e lehtësoi buxhetin e Maqedonisë mbi 10 miliard euro i cili pas aratisjes pagoi strehimin e vet në Hungari, me 2 miliard euro!/gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne