Myftinia Elbasanit ul PS dhe PD bashkë në një tavolinë për Bajram

Festa e Kurban Bajramit ka bashkuar si rrallë herë PS me PD në Elbasan. Në pritjen e organizuar nga Myftinia kanë qenë të pranishëm njëkohësisht deputetët e PS-së të kryesuar nga Taulant Balla dhe kryebashkiaku Qazim Sejdini, dhe deputetët e PD të kryesuar nga Edmond Spaho.

Siç shkruan “infoelbasani”, ata kanë përshëndetur njëri-tjetrin e madje kanë shkëmbyer edhe batuta mes tyre.

Deputeti i PD-së Luçiano Boçi tha me ironi se “PS priti sa të uleshim ne dhe madje për t’u siguruar kishin dërguar njeri që i lajmëroi. Ata mezi po prisnin të na jepnin dorën”.

Kurse një nga deputetët e PS-së u shpreh se “përfaqësuesit e PD-së “po vdisnin” për të na takuar dhe shkuan të parët për të na pritur”, raporton infoelbasani.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne