Shqiperia

Myftinia Shkodër dënon aktin barbar të mbylljes së Xhamisë së Shenjtë në Aksa

Myftinia Shkodër dënon me zemërim të thellë krimin e mbylljes së Xhamisë së Shenjtë të Aksasë në Palestinën martire, një akt barbar dhe primitiv, që nuk ka lidhje me asnjë qytetërim të bazuar në vlerat e besimit!

Ndalimi i ezanit, moslejimi i faljes së namazit të xhumasë dhe lëndimi i shenjtërive të tjetrit është një akt terrorist i papranueshëm nga besimtarët, sikurse dëshmon vdekjen e zemrës dhe arsyes së shëndoshë që ndërton ura komunikimi në mesin e njerëzve!

Islami dënon aktet e dhunës ndaj objekteve të kultit, sikurse konsideron si kulmin e zullumit atë që po dëshmohet sot, në Palestinën martire!

Myftinia Shkodër fton të gjithë besimtarët të luten me zemër kundër terrorit dhe zullumit, si dhe të dënojnë krimet barbare të makinerive të së keqes kundër popullit palestinez dhe mbarë njerëzimit!

Myftinia Shkodër fton të gjithë besimtarët që ditën e xhuma, më 21 korrik 2017, në të gjitha xhamitë e Shkodës të zhvillohen lutje masive kundër terrorizmit dhe islamofobisë, dhunimit të shenjtërive të muslimanëve dhe shkeljes së të drejtave të tyre!

Myftinia Shkodër, 15 korrik 2017

OPINIONE