Myftiu i Luginës së Preshevës, Saqipi thumbon deputetin Zekiri: “nëse nuk merrni abdes, të paktën pastroni dhëmbët”

Pas akuzave të deputetit të LSDM-së, Muhamed Zekiri, në seancën e djeshme për pyetje të deputetëve, e pyeti kryeministrin Zoran Zaev, nëse reisi i Bashkësisë Fetare Islame (BFI), Sulejman Rexhepi është arushë e mbrojtur nga qeveria, gjegjësisht nëse është i paprekshëm, vjen reagimi nga Myftiu i Luginës së Preshevës, Nexhmedin Saqipi.

Ai në një postim të tij në rrjetin social Facebook ka thumbuar deputetin e LSDM-së, z.Zekirin se “nëse nuk merrni abdes, bile pastroni dhëmbët e heshtni më.”

“Nuk eshte moralo etike nga strukturat politike shqiptare qe po i fusin hunt ne fe e ne Bashkesit fetare e mandej po i akuzojne hoxhallaret se po perzihen ne politike. Politika nuk ka kurrfare te drejte te perzihet ne institucionet fetare e as ne fe. Fale Zotit dhe pluralizmit politik shqiptareve ju ka dhene mundesia te perfaqesojne popullin neper institucionet shteterore dhe me voten e tyre keni fituar pozita, autoritet, para e nam. A nuk po keni me cfar te merreni o shqiptare, po shiqoni pergjegjesit tuaja qe i keni, cka fsheheni pas Reisit te nderuar nga bota shqiptare dhe myslimane, Sulejman Rexhepi, pse e fshehni deshtimin tuaj politik dhe po tregoni fytiren e vertet, qe ju me te vertete, nuk jeni te denje ta perfaqesoni popullin shqiptare neper institucionet shteterore dhe te drejtoni interesat kombetare. Nese nuk dini e as nuk mundeni, atehere, largohuni, lirone rrugen, shkoni, sepse, ka fal Zoti me te mire e me te menqur se ju. Po habitemi si po keni kohe ju mjerana te merreni me shpifje te demoduara, bajate e te besdisura me per popullin shqiptare.

Shqiptaret jane ne zor per zgjidhje politike dhe per ngritjen e standarteve demokratike dhe per funksionimin e ligjit e jo per muhabete kafeneshe e odash.STOP , BOLL ME, TRUSNI, nese nuk merrni abdes, bile pastroni dhembet e heshtni me.”, ka shkruar Myftiu i Luginës së Preshevës, Nexhmedin Saqipi./ zhurnal.mk

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne