Twitter mbyll llogaritë e liderëve palestinezë me kërkesë të Izraelit

Twitter ka mbyllur llogaritë e dhjetra udhëheqësve palestinezë me kërkesë të Izraelit, sipas udhëzimeve të Ministrisë Izraelite të Sigurisë.

Në një deklaratë, ministria tha se ministri i sigurisë së vendit, Gilad Erdan, i kishte dorëzuar faqes popullore të rrjeteve sociale emrat e dhjetra individëve të lidhur me Hamasin, llogaritë e të cilëve Izraeli dëshironte ti shihte të mbyllura.

Twitter ju përgjigj listës izraelite me mbylljen e 35 llogarive, thuhet në të njëjtën deklaratë.

Ndër të tjera ministria tha se lista përfshinte emrat e udhëheqësve të shquar të Hamasit si Ismail Hanija, Khaled Meshaal, Izzat al-Rishq, Hossam Badran, Salah al-Bardawil, Fathi Hammad, Fawzi Barhoum, Osama Hamdan, Sami Abu Zuhri, Taher al-Nono, Rawhi Mushtaha, Moussa Abu Marzouk dhe Hussein Abu Kwik.

Gjithashtu në liste ishin përfshirë edhe emrat e anëtarëve kryesorë të grupit Hezbollah në Liban, përfshirë Naim Kassemin dhe Salam al-Fahamin.

As Hamasi dhe as Hezbollahu nuk kanë komentuar ende mbi deklaratën e ministrisë./dailysabah/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne