Myftiu tunizian: autoritetet saudite vjedhin pasurinë e muslimanëve anë e këndë botës

Myfitu i Tunisis këtyre ditëve ka dhënë një deklaratë shumë revoltuese ndaj Arabisë Saudite si dhe ka apeluar që këtë vitë haxhillerët te mos shkojnë për të kryer peligrinazhin. Deklarata e myftiut të Tunisit se duhet menduar seriozisht në anulimin e haxhit për këtë vit, pasiqë autoritetet saudite kane ngritur çmimin e haxhit duke vjedhur pasurinë e muslimanëve anekend botës. Një deklaratë e tillë ka shkaktuar reagime nga më të ndryshmet sidomos nga disa imam në këtë shtet.

Myftiu tha se gjendja e rëndë ekonomike në Tunisi na bën të pamundur shkuarjen në vendet e shenjëta. Qytetarët tanë janë në krizë, çmimi është shumë i lartë dhe ne nuk mund të marrim edhe borxh për të kryer Haxhin ka thënë Myftiu Ashour.

Ministria e fesë në Tunis ka thënë që sheriatikisht nuk lejohet të nxirret dekret që kërkon anulimin e Haxhit, këtë gjë e tha këshilltari i kësaj ministrie Hakim Ammare. Shkuarja e tunisianëve në haxh këtë vit është më e shtrenjtë, 760 euro më shumë se me vitin e kaluar./ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne