ShBA: Turqia është partnere e domosdoshme në Lindjen e Mesme

Shtetet e Bashkuara të Amerikës deklaruan se Turqia është një partnere e domosdoshme në rajonin e Lindjes së Mesme.

Zëvendësnënsekretari i Departamentit amerikan të Shtetit, Wes Mitchell u prononcua para Senatit amerikan për çështjen e bashkëpunimit në sigurinë evropiane dhe atë rajonale.

“Turqia është një partnere e palëkundur në luftën kundër DAESH-it dhe çështjen e migrimit dhe është një pjesë e domosdoshme në procesin e dialogut me Iranin. Ne duam të bashkëpunojmë me Presidentin Erdogan për tejkalimin e të gjitha problemeve”, deklaroi Mitchell.

Duke vënë theksin në dëshirën për bashkëpunim, Mitchell tha se është e nevojshme që të zgjidhen problemet në marrëdhëniet dypalëshe.

Ai vuri në pah se çështjet si ndalimi i priftit amerikan, Andrew Brunson, pasi u zbulua se kishte lidhje me organizatën terroriste gyleniste FETO që ndërmori tentativën e dështuar për grusht shtet më 15 korrik 2016 dhe ndaj të cilit është iniciuar procesi ligjor, blerja e sistemeve të mbrojtjes ajrore S-400 nga Rusia si dhe vendosja e stabilitetit në veri të Sirisë, janë çështjet që po dominojnë në rendin e ditës mes dy vendeve./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne