Myslimanët të cilët nuk kujdesen për politikë do t’i udhëheqin politikanët të cilët nuk kujdesen për Islamin

Me 27 shkurt 2011 ndërroi jetë Nexhmetin Erbakani, përfaqësuesi më i njohur politik i islamit në Turqi. Erbakani nuk ishte shejh, as nuk ka studiuar drejtën e sheriatit, por ishte inxhinieri i makinerisë, ka doktoruar në Universitetin e Ahenit në Gjermani, por ka besuar se Islami nuk ishte shpallur që të tërhiqet në xhamia, veç të udhëheq me shoqërinë. Në këtë aspekt është e njohur deklarata e Nexhmetin Erbakanit:”Myslimanët të cilët nuk kujdesen për politikë do t’i udhëheqin politikanët të cilët nuk kujdesen për Islamin”. Për këtë ka vendos të hyjë në politikë. Herën e parë ka arrit të hyjë në parlament si kandidat i pavarur në zgjedhjet e vitit 1969, dhe një vit pas zgjedhjeve ka themeluar Partinë e përparimit kombëtar. Së shpejti partia e tij politike është mbyllur për shkak të gjoja shkeljes së normave të sekularizmit.

Në vitin 1972 ka themeluar Partinë e shpëtimit kombëtar me të cilin një vit pas ka dal në zgjedhjet parlamentare dhe ka fituar 51 ulëse në parlament dhe u zgjodh zëvendëskryeministër i Turqisë. Pas grushtshtetit ushtarak të kryer në vitin 1980, Erbakani ka përfunduar në burg, ndërsa partia e tij ishte mbyllur. Por Erbakani nuk dorëzohej. Pas daljes nga burgu në vitin 1983 ka themeluar partinë e prosperitetit(Refah) me të cilën ka fituar në zgjedhjet parlamentare në vitin 1995 dhe u zgjodh kryeministër i Turqisë. Por, kreu ushtarak prap e ka shpall si kërcënim për sekularizmin dhe për shkak të presionit Erbakani ishte detyruar të braktis pozitën e kryeministrit, edhe pse njëri nga parimet më të njohura të sekularizmit ishte respektimi i vendimit të zgjedhësve në zgjedhjet e lira.

Erbakani nuk ishte larg nga jeta e myslimanëve dhe popujve mysliman, ka pas qëndrime të qarta anti izraelite dhe me sukses ka ndërmjetësuar në konfliktin në mes muxhahidinëve në Afganistan. Erbakani nuk ishte njëri nga kalifët të cilët kanë qeverisur me shtetin mysliman, ai ishte një mysliman i cili në shtetin sekular (profan) e ka parë islamin si kërcënim. Në atë shtet në ambient të tillë ka punuar dhe vepruar Erbakani, të cilin kritikët e tij nuk e kanë kuptuar. Pasi që ne shpesh jemi të prirë kritikës edhe pse nuk i njohim realitetin dhe rrethanat në të cilin njerëzit tjerë jetojnë.

Në atë aspekt është edhe tregimi edukativ për drurin dhe gozhdën. Gjegjësisht druri i ka thënë gozhdës:”Shih çfarë më ke bërë dhe sa vrimë të madhe më ke bërë. Gozhda iu është përgjigjur:”Po të shihje intensitetin e goditjes në kokën time, me siguri do të më arsyetoje”.

Burimi : SAFF/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne