“Na shkëpusni nga Shqipëria”, Rama i përgjigjet presidentit të Maqedonisë

Kryeministri Rama ka reaguar pas deklaratës se dhëne nga presidenti i Maqedonisë së Veriut, Pendarovski, ku i ka kërkuar BE shkëputjen nga Shqipëria në procesin e diskutimit për zgjerimin dhe hapjen e negociatave.

“Presidenti @SPendarovski nënkupton favorizimin e ndarjes nga Shqipëria në vendimin për negociatat? Çudi kjo qasje, sidomos kur konsideron kontributin kyç të Shqipërisë&shqiptarëve në zhvillimet demokratike&rrugën europiane të shtetit mik. S’duket as e drejtë as praktike faktikisht!”, shkruan Rama.

Pendarovkski tha se ‘kryqëzimi i rrugëve të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për në BE, duke i dhënë dritën jeshile të parës dhe duke shtyrë fillimin e bisedimeve të pranimit për të dytën, nuk është gjëja më e mirë, por është e vetmja rrugë përpara’./tiranatoday

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne